Tarifa (financë)
Taksa është një detyrim financiar që personat fizikë (individët) ose personat juridikë (të gjitha entitetet e tjera ligjore) janë të detyruar ti paguajnë shtetit. Personat që detyrohen të pauajnë taksa quhen ndryshe dhe taksapagues. Taksat mund të vendosen edhe në nivelin e qeverisjes lokale. Në një kuptim më të gjerë, taksa quhen edhe detyrimet që individët ose entitetet e ndryshme i paguajnë formave organizative ekuivalente me shtetin (siç mund të jenë tribuja, lëvizjet separatiste apo revolucionare, etj.).
Taksat ndahen në dy kategori kryesore, taksa te drejtpërdrejta (direkte) dhe taksa të tërthorta (indirekte). Në sistemet taksuese të kapitalizmit modern, taksat paguhen me para. Puna me mëditje ka qenë një formë taksimi e përdorur në shtetet para-kapitaliste.
Zakonisht taksat mblidhen nga një agjensi qeveritare si p.sh. Internal Revenue Service (IRS) ne Shtetet e Bashkuara apo Her Majesty’s Revenue and Customs (HMRC) në Mbretërinë e Bashkuar. Në Shqipëri autorteti për mbledhjen e taksave (tatimeve) është Administrata Tatimore. Shmangja e pagimit ose mospagimi i plotë i taksave ngarkon me përgjegjësi civile ose penale taksapaguesin.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull nga Ekonomia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |