Jump to content

Tartaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tartaj
Noimage.png

Tartaj është një fshat në Shqipëri... Më i madi

[1]NJË VËSHTRIM HISTORIK DHE GJEOGRAFIK I FSHATIT TARTAJ:

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga Marjo Kaca

Tartaj është një fshat i qytetit të Dibrës që ndodhet në krahinën e Zall-Dardhës. Ky fshat ndodhet në jugperëndim të Dardhës, ku kufizohet në veri me Mërskanin , në jug me Çidhnën, në perëndim me Lashkizën e Qanin dhe në lindje me Meneshin (Vila). Relievi i këtij fshati është kryesisht malor me një klimë kontinentale mesdhetare, ashtu si kilima e Zall-Dardhës. Hidrografia e këtij fshati është shumë e pasur si me ujrat vaditës ashtu edhe me ato për të pirë. Disa nga ujrat e Tartaj janë: Gjurra e Tartaj, që është uji më i ftohtë në Dardhë e jashë saj dhe me i pastri , pasi buron në rrënjët e ahut, Gjurra e Vogël , Kroi i Pirës, Kroi i Tartaj, Kroi i Kuq , Kroi i Lugjit Thanës , Gjurra e Vilës që buron në Tartaj, por e përdor Meneshi etj.Tartajt janë një fshat shumë prodhues , pasi rriten shumë lloj bimësh, si: molla, hurma, pjeshka, kumbulla, fiku, qeshia,dardha, rrushi, shallqi, pjepër, kungull etj. E nga perimet karota , spinaç, domate, lakra, tranguj , speca etj. Të ardhurat ekonomik kryesore për këto banor janë bujqësi e blektori, por nuk duhet të lëm pas dore prurjet nga jashtë vendit , pra emigrantët. Në Tartaj jetojnë fiset Kaca, Çera, Luca dhe Xhediku. Ka qenë edhe fisi Pira, por gjatë luftës me fisin Kaca është shpërngulur ne Lugje të Dardhës përtej Drinit të Zi. Fisi Xhediku eshtë i ardhur nga Nezhejt e Dardhës e i vendosur në Tartaj , pasi i fali Luca një pjesë të tokës sa për truall (shtëpi). Arsyeja pse iku nga Nezhejt e erdhi në Tartaj eshtë hasmëria.

Përarsye të infrastrukturës dhe shërbimeve të nevojshme këto banor janë detyruar të largohen drejt zonave urbane, e të lën vendin e tyre të mrekullueshëm. Për këtë, numri i familjeve në Tartaj është rreth 20- 25 shtëpi . Malet dhe kodrat e këtij fshati mbartin një florë e faunë shumë të pasur. Përveq bimëve që kultivohen nga banorët që përmenda më sipër , në mënyrë të natyrshme rriten edhe bimët e tjera ,si: lajthi, arrë, ahu, dushk, dëllinjë e pisha, por numëri i pishave është shumë i vogël, i pa përfillshëm. Kurse nga drithrat janë : misër, fasule, grur, thekër , tërshërë, elb etj. Kafshët që mbarshtrohen nga banorët janë: dhi, dele, lopë, kal, qen. Kurse të egra : ujk, dhelpër , lepur, derr, vjetull, ariu etj. Përsa u përket shpendëve vendi është shumë i pasur, si: pula, rosa, skifter, fëllënxë, korb (sorr), dallëndyshe, harabeli etj. Krenaria e fshatit janë malet që ka, si : Kodra e Panshit, Kodra e Dushkut , Rrafshet e Mdhoja, Lama e Lucës , Lugji i Vathit etj. Bjeshka e kërkuar nga të gjithë që është Fushë - Pradja, me karakteristika aromash të ndryshme lulesh për të cilën është bër një luftë nga tartjant dhe çidhnakët, si pasoj u nda përgjysëm.

Banorët e këtij fshati të quajtur "tartjan" , trazhgojnë një kulturë, trimëri, besë, bujari e një mikpritje shumë të madhe . Duke qenë kështu po veqoj një pjesë të familjeve që janë më të dalluar në bujari dhe mikpritje sipas fiseve.

- Fisi Kaca ka: Kullën e Avdi Kacës dhe të Hashim Kacës në Tartaj dhe në Kodër të Kacës të Ahmet Kacës dhe Elez Kacës.

- Fisi Çera të Hazis Çerës.

-Fisi Xhediku të Ali Xhedikut.

Përsa i përket fisit Luca, ka qenë indiferentë , por nuk do të thotë se nuk i ka kontribuesit e tij, edhe ky fis, kontribuesit e tij i ka.

Kontributi i tartjanve ka qenë i madh edhe në mbrotje të atdheut. Gjatë luftës me Italinë mjafton të përmendim Medi Kacën ,i vrarë në luftë dhe Shaban Kacën që luftoi , por shpëtoi pa u vra, e shumë trima të tjer kanë mor pjesë. Kanë mor pjesë edhe në beteja të tjera si ajo e Gjoricës e vitit 1844 , kundër reformave të Tanzimatit të vitit 1835-1839, në Kodër të Kacës 1941 pa dishim që po edhe shumë beteja të tjera.

Fisi Kaca në Kodër të Kacës ka dal nga Tartajt , pasi ishin 4 vllezër dhe kishin truall edhe në Kodër të Kacës, dhe kështu njëri doli atje për mos të ngel toka pa punuar dhe 3 të tjerët qëndrun në Tartaj. Si Kacet në Kodër të Kacës ashtu edhe ato në Tartaj, mbajnë lidhje të fortë mes njëri- tjetrit.

Përsa i përket popullimit të këtij fshati, tregohet një legjendë shumë e bukur. Duke qenë se përpara njerëzit i ndërtonin shtëpitë ku gjenin ujë, edhe kjo legjendë ka lidhje me ca fëmijë dhe Kroin e Tartaj.

"Ca fëmijë që po kullosnin lopët çdo ditë shëtisnin pothuajse gjithë vendin. Tartajt atëherë ishin të mbuluar nga lajthiat. Fëmijëve një ditë ju humbet një ka ( gjella mashkull) dhe detyrimisht që do e kërkonin. Në kërkimet e fëmijëve për të gjetur kaun e humbur, ata gjetën pikërisht Kroin e Tartaj. Kur shkuan në shtëpi treguan çdo gjë në lidhje me ujin, e kështu njerzit u afruan e ndertuan shtëpitë e para në Tartaj".

Të paktën kështu thotë legjenda e treguar nga tartjanët.

Fshati Tartaj mendohet se është një fshat i lashtë ilir, kjo dëshmohet nga gjetjet arkeologjike të ndryshme si një shpatë , një heshtë , mjete ndërtimi si tulla të madhësive të ndryshme e tjegulla. (Kështu shprehet studjuesi Ilaz Kaca.)

Përveç kësajë edhe Prokopi i Cezares në veprën e tij " Mbi ndërtimin" duke përshkruar ndërtimin dhe rindërtimin që bëri Belizari në Epirin e Ri , shënon si të rindërtuar fortësinë e Tithyrës. Ka shumë mendime edhe nga studjues tanët dhe të huaj se Tithyra mund të identifikohen si Tartaj, që quhet sot. Sipas Prokopit të Cezares kjo fortësi ishte e ndërtuar qysh më parë, por meqënse ishte rrënuar dhe nuk dihet se çfar rrethanash përdori Belizari komandant Bizantin i kohës së Justinianit l dhe konsull në vitin 535 kur e rindërtoi atë. Po ky autor antik na bën për ekzistencën e qytetit të lashtë të Dadaparës.

Ky qytet shtrihej që nga Prati i Dardhës e deri në Qa të Dardhës. Edhe ky qytet ashtu si fortesa e Tithyrës , ishte i ndërtuar më parë sa që fillesat e tij nuk dihen , por ka mundësi para viteve 540. Në këtë periudhë qyteti antik i Dardaparës bënte pjesë në juridiksionin e Dardanisë me qendër Kosovën e sotme. Ndoshta ky qytet u nevoitej Dardanëve për t'u mbrojtur nga sundimit maqedonase. Vetëm ky qytet mund të mbronte gjithë lugun e Drinit të Zi.

Në një defter turk për regjistrimin e popullsisë të fshatit Tartaj, na e paraqet me emrin Tarek. Fshati Tarek (Tartaj) kishte këto kryefamiljar: Llazar Vasili, Domenik Koleta, Manishe Driti. Shtëpi gjithsej kishte tri. Paguanin këto taksa: Ispenxhe 75, grurë 1 kile për 20 kg, thekër 2 kile për 28 kg, tërshërë 3 kile për 30 kg, arrë 1 kile për 10 kg.

Emrin i këtij fshati i ka mbetur siq ka qenë regjistruar në dokumentet e hershme ,Tartari, ku është fshati Tartaj ose Tithyra e lashtë. (Marr në defterët osmanë)

Pas hyrjes së komunizmit në vitin 1944 , analfabetizmi ishte në kulm. Aktivist kryesor për hapjen e shkollës parë shqipe në Tartaj ishte Filozofi Dine Kaca, ku hapi kursin e parë kundër analfabetizmit, e më pas hapi shkollën fillore në Tartaj, në vitin 1947, që jepte vetë mësim. Kjo shkollë vazhdon të jetë e hapur edhe sot, ku bëjnë mësim rreth 10 nxënës.

Për këtë fshat nuk mjafton kjo që është shkruar, pasi ka materjale të shumta për t'i paraqitur lexuesit, por jam munduar të paraqesë gjërat kryesore në këtë shkrim.







Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]



  1. ^ Veseli, Sabina (2012). "Një vështrim mbi situlat e bronzit të zbuluara në Shqipëri / An Overview of the Bronze Situla Found in Albania". Iliria. 36 (1): 205–224. doi:10.3406/iliri.2012.2390. ISSN 1727-2548. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)