Tartu
Tartu Gjuha estoneze : Tartu | |
---|---|
Motoja | Heade mõtete linn (Qyteti i mendimeve të mira) |
Sheshi i Tartusë | |
Shteti | ![]() |
Qarku | Qarku Tartumaa |
Bashkia | Tartu |
Kryetari i Bashkisë | Urmas Klaas |
Partia | Partia Reformatore |
Sipërfaqja | 38.8 km2 |
Popullsia | 97,332 (01.01.2015) banorë |
Dendësia | 2,508.6 banorë/km2 |
Themelimi | shek 5 |
Zona Kohore | UTC+2 |
Verore | UTC+3 |
Kodi Postal | 50050–51111 |
Prefiksi | (+372) |
Aeroporti | Aeroporti i Tartusë |
Targa | A/B |
Koordinatat | 58° 23′ 0″ Veri 26° 43′ 0″ Lindje |
Faqja Zyrtare http://tartu.ee |
Tartu është qyteti i dytë më i madh në Estoni. Tartuja konsiderohet si qendra intelektuale dhe kulturore e Estonisë, pasi ka universitetin më të vjetër dhe më të njohur në Estoni, Universitetin e Tartusë. Lumi Emajõgi ndan në mes Tartunë.
Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Vendbanimet e hershme datojnë në shekullin e 5-të. Tartuja u pushtua nga rusët në vitet 1133-1177. Në shekullin e 13-të, Tartu pushtohet nga Kalorësit Livonë, dhe u rimorr nga estonzët disa herë të tjera. Në mesjetë, Tartu u bë një qendër e rëndësishme tregtare. Në shekullin e 16-të, Tartu u mor nga polakët, dhe në 1629-ën nga suedezët. Universiteti i parë aty u themelua në 1632 nga mbreti Gustav Adolf i Suedisë. Në 1721 qyteti u mor nga rusët përsëri. Pas shpalljes së pavarësisë së Estonisë në 1918-ën, traktati i paqes mes Estonisë dhe Rusisë u nënshkrua në Tartu. Në 1940-ën forcat sovjetike pushtojnë Estoninë. Tartu u bombardua nga forcat sovjetike në vitin 1944 duke shkatërruar ndërtesa historike.
Pas rifitimit të pavarësisë së Estonisë në 1991, qendra e qytetit u rindërtua.
Klima[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Tartu ka klimë më të ftohtë se pjesa bregdetare e Estonisë po të kihet parasysh lartësia gjeografike, si pasojë e ndikimit të Detit Baltik. Vera është e ngrohtë dhe dimri i ftohtë.
Popullsia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Sipas Statistikave të Estonisë, Tartu ka këtë përbërje sipas regjistrimit të janarit 2010:[1]
Kombësia | Numër | Përqindje |
---|---|---|
Total | 103,284 | 100% |
Estonezë | 83,185 | 80.5% |
Rusë | 15,966 | 15.5% |
Ukrainas | 1,205 | 1.2% |
Finlandezë | 1,072 | 1.0% |
Bjellorusë | 484 | 0.5% |
Polakë | 142 | 0.1% |
Hebrej | 140 | 0.1% |
Gjermanë | 125 | 0.1% |
Letonezë | 111 | 0.1% |
Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ekonomia mbështetet në universitetet e shumta, industri, firma të teknologjisë së informacionit, elektronikë, etj.
Arsimi dhe klutura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qyteti njihet per Universitetin e Tartusë, Universitetin Estonez të Shkencave të Natyrës, Kolegjin Baltik të Mbrojtjes, Akademinë e Aviacionit Estonez, dhe Arkivat Historik të Estonisë.
Foto nga qyteti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Shikoni gjithashtu[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^
"Population by sex, ethnic nationality and county, 1 January". Statistics Estonia. 13 tetor 2010. Marrë më 2010-11-21. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
![]() |
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Tartu. |