Tatiana Piro (Nurçe)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Tatiana Piro (Nurçe) është një nga 140 deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit 2017.[1] Ajo i përket Partisë Socialiste, e cila ka fituar dhe mazhorancën në këto zgjedhje.

Ka lindur në 20 Qershor 1958, në Lushnje. Në vitin 1981 ka përfunduar Universitetin Bujqësor Kamëz, dega Ekonomi.

Në vitin 1982 ka punuar si normiste në Sektorin e Serave, ndërsa në 1993 ka punuar si ekonomiste tek Parku i Mallrave, Dega e Planit. Për dy vite, 1993-1995, ka punuar si Likuidatore e Ndërmarrjes Etero-Vajore. Nga viti 1995 deri 1999 ka qenë Kryetare e Degës së Karburanteve "Armo", në Lushnje. Më pas, nga viti 1999–2003 ka punuar si ekonomiste pranë Ndërrmarrjes së Karburanteve "Armo", Lushnje. Nga 2003 e në vazhdim, Z. Piro është administratore e Kompleksit Turistik “Blerimi”, Lushnje. Gjithashtu, në 2005 ajo ka hapur firmën e ndërtimit “IBN” shpk.

Aktualisht është anëtare e Këshillit Bashkiak Lushnje. Në 2008 merr çmimin “Gruaja në ndihmë të komunitetit”, ndërsa në 2017 merr medalje “Për merita civile” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, për kontribut në fushën ekonomike, shembull frymëzyes dhe dinjitoz të gruas profesionale.


Referime dhe shënime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]