Tavë e Gjakovës me domate
Appearance
(Përcjellë nga Tavë me domate e Gjakoves)
Tavë e Gjakovës me domate është përgatitje ushqimore që bëhet kryesisht me mish, domate, qepë, speca dhe përbërës tjerë.
Përbërja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për të përgatitur gjellë për 4 persona nevojiten :
- 1 kg mish qengji ose viçi (mundësisht me yndyrë)
- 2,5 kg domate
- 3-4 qepë
- 5-6 speca
- 1 karotë
- 100 g gjalpë
- 1 filxhan oriz
- Bamje, kërpudha (sipas dëshirës) bën edhe pa këto
- Majdanoz
- Mëlmesat : kripë, vegetë, biber i zi dhe biber i kuq
Përgatitja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në tavë dheu grihen në copa të mëdha, të gjitha perimet të radhitura sikur në listë. I hudhen melmesat dhe përzihen mirë. I futet mishi në brendësi, i hudhet gjalpa dhe kështu e përgatitur futet në furrë të nxehtë 250 °C. Zihet 2 orë e gjysmë. Mund të përzihet ndërkohë dhe poashtu ti ulet temperatura.