Tavë me kungull
Appearance
Kungujt e qëruar e të prerë feta - fetat i shtrojmë në një tavë të lyer me vaj e të spërkatur me galetë (bukë e thekur e bluar). I hedhim përsipër dy koncentrat lope, pak kripë, piper, majdanoz, kopër. Skuqim 2-3 kokrra qepë dhe pasi të jenë zbutur mirë i hedhim 1 filxhan kafe oriz. Këtë masë e hedhim në tavë, në të cilën kemi vënë feta domatesh sipër kungujve. I hedhim ujë sa të mbulohen kungujt dhe e fusim në furrë për ti pjekur.
Masat :
- 1 kg kunguj të njomë,
- 6-7 kokrra domate, ose salcë (lëng) domate 500 g,
- 3 kokrra qepë,
- 2 copë koncentrat lope,
- 3 gota ujë,
- Piper, majdanoz, kopër, kripë dhe vaj.