Tavë me qepë e Gjakovës
Appearance
Tavë me qepë e Gjakovës është gjellë e përgatitur kryesisht me mish pule, qepë dhe përbërës tjerë.
Përbërësit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Për të përgatitur gjellë për 6 persona nevojiten
- 6 Kofsha pule (ose qure)
- 6 kg qepë
- 250 g gjalpë
- 1 filxhan oriz
- Mëlmesa
- Kripë, biber i zi dhe biber i kuq.
Përgatitja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në një enë zihet mishi me ujë dhe kripë. Qepët grihen në pjesë të mëdha dhe fërgohe në gjalpë në temperaturë të ulët duke i përzier qepët dhe kohë pas kohe duke i shtuar nga pak lëng të mishit dhe kështu deri sa qepa të fërgohet mirë dhe të fitoj ngjyrë të kuqërremtë, pastaj kriposet, biberoset kurse biberi i kuqë në fund në një sasi shumë të vogël i shtohet orizi dhe hudhet në tavë dheu të rrafshët në formë tepsie mbi qepë renditet mishi dhe futet në furë të rreshket ngadalë.
Kjo tavë kërkon kohë të gjatë për tu përgatitur dhe përgatitet zakonisht në raste të veçanta.