Te rrethuarit e lire

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dorëshkrim i Solomos me tekst të të rrethuarve të lirë.

rrethuarit e lirë është një nga kompozimet poetike kryesore të Dionisios Solomos që duket se ka "zene pjesën më të madhe të jetës së tij"[1], gjithashtu perbene një nga veprat më të rëndësishme të poezisë greke[2]. E shkruar në pesëmbëdhjetë rrokshe, vepra është frymëzuar nga ngjarjet e rrethimit dhe Eksodi(Dalja) e Mesologit gjatë Revolucionit Grek të vitit 1821.

Krijuesi i saj është marrë me kete kompozim pothuajse gjatë te gjithe të ashtuquajturës periudhë e pjekurise poetike të tij (1834-1847), fakt që e bën veprën një poezi "organike", nga pikepamja se gjate periudhës se gjatë të zhvillimit të saj reflekton evoluimin e ideve të poetit[3]. Të rrethuarit e lirë është një nga veprat e tij më fragmentare. Ai u dorëzua në formën e tre planeve, pas një studimi të kujdesshëm të arkivave të poetit nga Iakov Polyla, i cili e botoi për herë të parë.

Referenca shënime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi i frymëzimit për vepren te "Rrethuarit e Lirë" është beteja e mbrojtësve të Mesologit, gjatë rrethimit të tij të dytë nga osmanët, i cili zgjati gati një vit (1825-1826) dhe kulmoi me daljen e dëshpëruar të Dielen e Dafines me 10 Prill 1826. Në veprën e tij Solomoni përpiqet të nxjerrë në pah në fjalen e tij poetike madhështinë morale të luftëtarëve Helene, të cilët me vetëdije të plotë shkuan drejt sakrifikimit për te fituar lirine e tyre shpirtërore[4].

Permbajtja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vepra nuk është një poezi e unifikuar, por përbëhet nga tre plane te fragmentuara. Plani A ka një stil lirik. Plani B, i cili përmban pjesët më të rëndësishme në konceptimin poetik,[nevojitet citimi] përbëhet nga gjithsej nga 61 fragmente, të shkruara në pesëmbëdhjetë rrokshe jambike me rimë të çiftëzuar. Është kompozuar gjatë qëndrimit të poetit në Korfuz, në periudhën 1833-1844. Në fund, Plani C, përfshin 15 fragmente poetike dhe është kompozuar nga viti 1844 deri në fund të jetës së Solomonit[5].

Në Planin B dhe C, midis fragmenteve poetike, janë futur pjesë të vogla, të cilat ishin doreshkrime të Solomonit, të shkruara në italisht dhe që u përkthyen dhe u bene pjese e veprës nga Iakov Polyla. Ekzistojnë gjithashtu seksione të shkurtra shtesë, të shkruara nga Polyla për të kuptuar dhe me teper çdo pasazh dhe marredhenien midis tyre[5].

Ideja qendrore e projektit, siç analizohet në planet e Solomonit, është beteja e të rrethuarve kundër vështirësive, ndërsa ata bëhen me te vërtete të lirë me fitoren shpirtërore kundër një sërë tundimesh. Behet fjale për lirinë e brendshme të vullnetit për të kapërcyer gjithçka që kërcënon dinamiken e rezistencës së tyre, jo vetëm urinë dhe dobësinë fizike, por edhe çdo tundim që ofron vetë bukuria e natyrës[5].

Vepra tregon ditët e fundit të rrethimit, i cili ndodhi gjatë pranverës, pak para Pashkëve. Dy nga pasazhet e tij më karakteristike i referohen bukurisë së natyrës në këtë kohë[5].

Gjuha e të Rrethuarve të Lirë është ajo popullore me idiomat dhe veçoritë që karakterizojnë Solomonin[5].

Referenca shënime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Garantoudis E. 2000, 67.
  2. ^ Tekste të letërsisë moderne greke (Një Lice): σελ. 224
  3. ^ Mackridge P. 1995, 31.
  4. ^ Garantoudis Ε. 2000, 68.
  5. ^ a b c d e Mackridge P, 1996: 16 Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name "Mak16" defined multiple times with different content

Bibliografi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]