Shko te përmbajtja

Tea Party (lëvizje politike)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Tea Party është një lëvizje politike amerikane që kërkon reduktim të borxhit kombëtar të SHBA-ve dhe të deficitit buxhetor federal nëpërmjet reduktimit të shpenzimeve qeveritare. Lëvizja i bën opozitë programeve të sponsorizuara nga qeveria[1] dhe ka një qasje në mbrojtje të tregut të lirë nga pozita libertariane-konservatore.[2][3][4][5]

Lëvizja i ka fillesat mes viteve 2007-2009 gjatë një serie protestash lokale që kundërshtotin shtetëzimin dhe dhënien e parave bankave që ishin duke falimentuar - ngjarje që ndodhën gjatë fundit të presidencës së George W. Bush-it dhe mëpastaj gjatë asaj të Barack Obamës.[6]

Lëvizja Tea Party ka sponsorizuar protesta të shumta përmes SHBA-ve dhe ma mbështetur kandidatë të ndryshëm politikë që prej viti 2009. Sonadazhe të ndryshme tregojnë se mbi 10% e amerikanëve identifikohen si anëtarë të lëvizjes.[7]

Emri i lëvizjes vjen nga akronimi "Taxed Enough Already" (tashmë mjaft të taksuar)[8] dhe nga Boston Tea Party e 16 dhjetorit 1773 ku kolonët e Amerikës së Veriut protestuan kundër taksave të imponuara nga kurora angleze.

Lëvizja Tea Party nuk ka një organizim të qëndërzuar, por është e përbërë nga grupime të ndryshme të pavarura dhe që veprojnë në nivel lokal me agjendat dhe platformat e veta.

Anarko-kapitalisti Lew Rockwell vë në dukje se lëvizja Tea Party nuk ka një konsistencë ideologjike. Duke i munguar një vizion koherent mbi lirinë, fraksione të lëvizjes kanë mbështetur kufizime të imigracionit dhe të lirive individuale në sferat shoqërore dhe kulturore.[9]

Referime dhe shënime

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. Roy, Avik. The Tea Party's Plan for Replacing Obamacare. Forbes, 7 prill 2012
  2. Kirby, David; Ekins, Emily McClintock "Libertarian Roots of the Tea Party". Cato, 6 gusht 2012.
  3. Ekins, Emily. "Is Half the Tea Party Libertarian?". Reason. 26 shtator 2011.  
  4. Gallup: Tea Party's top concerns are debt, size of government, The Hill, 5 korrik 2010
  5. Dick Morris, "The New Republican Right," TheHill.com, 19 tetor 2010
  6. Ferrara, Peter. The Tea Party Revolution Arkivuar 20 prill 2009 tek Wayback Machine, The American Spectator, 15 prill 2009.
  7. Karlyn Bowman; Jennifer Marsico. "As The Tea Party Turns Five, It Looks A Lot Like The Conservative Base". Forbes.com, 24 shkurt 2014
  8. Anne Schroeder, T.E.A. = Taxed Enough Already, Politico.com, 8 prill 2009
  9. Rockwell, Lew. "Prepare for Betrayal Arkivuar 3 shkurt 2013 tek Wayback Machine", Mises.org, 4 tetor 2010

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]