Jump to content

Lew Rockwell

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lew Rockwell

Llewellyn Harrison Rockwell, Junior (1 korrik 1944, Boston), njohur gjerësisht si Lew Rockwell, është një autor, komentator dhe një nga mendimtarët anarko-kapitalistë më prominent në botë, që në vitin 1982 themeloi Institutin Ludwig von Mises në Auburn, Alabama. Ai vazhdon të shërbejë si President i Institutit L. von Mises dhe në role të tjera lidershipi.[1] Gjithashtu është proponent i Shkollës Austriake të Ekonomisë. Rockwell është gjithashtu edhe Zv. President i Qëndrës për Studime Libertariane në Burlingame, Kaliforni dhe botues i weblogut LewRockwell.com.

Rockwell qe thellësisht i asociuar me mësuesin dhe kolegun Murray Rothbard deri në vdekjen e këtij të fundit në vitin 1995. Ideologjia politike e Rockwellit kombinon një formë të anarko-kapitalizmit me konservatorizmin kulturor dhe Shkollën Austriake të ekonomisë. Ai gjithashtu u bën avokati koncepteve federaliste si një mjet për të promovuar lirinë prej qeverisjes qëndrore (të qëndërzuar), sikundër edhe konceptit të shkëputjes/ndarjes së shteteve/territoreve për të njëjtat arsye politike decentralizuese.

Faqja zyrtare e Rockwell-it është LewRockwell.com, ku paraqiten një sërë artikujsh dhe analizash të natyrës politike dhe filozofike mbi aktualitetin. Motoja e faqes është "anti-state, anti-war, pro-market" (shqip: anti-shtet, anti-luftë, pro-treg) dhe i bën opozitë qasjes ushtarake dhe imperialsite të SHBA-ve në botë e gjithashtu edhe cënimit dhe konsumimit progresiv të lirive civile të shtetasve amerikanë.[2][3]

Referime dhe shënime

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ About LewRockwell.com Arkivuar 29 maj 2013 tek Wayback Machine. LewRockwell.com
  2. ^ Rogers, Mike. "For the Emperor? No Way[lidhje e vdekur].", ''LewRockwell.com''. 12 tetor 2005
  3. ^ Gonella, Jason. "Decline and Fall of the United States Empire[lidhje e vdekur].", ''LewRockwell.com''. 9 dhjetor, 2004