Telekomi Shqiptar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Telekomi Shqiptar.JPG

Telekomi Shqiptar sot ALBtelecom është kompania kombëtare telefonike e Shqipërisë, rregullatori i rrjetit telefonik shqiptar. Më datë 12.02.1999 ndermarrja "Telekomi Shqiptar" transformohet në Albtelecom sh.a..

Historiku[redakto | redakto tekstin burimor]

Menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë në vitin 1912, Qeveria e Përkohshme e Vlorës, duke çmuar rëndësinë e ndërlidhjes për nevojat e domosdoshme të shtetit të ri, popullatës, ekonomisë dhe komunikimit me jashtë, ndërmori hapa për organizimin e shërbimit Postë Telegrafës. Pikërisht për këtë arsye krijohet dhe Ministria Shqiptare e Postë Telegrafë, e cila më vonë do të quhej Ministria e Postës dhe Telekomunikacioneve.

Menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë në vitin 1912, Qeveria e Përkohshme e Vlorës, duke çmuar rëndësinë e ndërlidhjes për nevojat e domosdoshme të shtetit të ri, popullatës, ekonomisë dhe komunikimit me jashtë, ndërmori hapa për organizimin e shërbimit Postë Telegrafës. Pikërisht për këtë arsye krijohet dhe Ministria Shqiptare e Postë Telegrafë, e cila më vonë do të quhej Ministria e Postës dhe Telekomunikacioneve.

Megjithë përpjekjet për të krijuar një strukturë, e cila do të lehtësonte komunikimet brenda dhe me jashtë, ndërlidhja që në hapat e parë të krijimit, gjatë Luftës së Parë Botërore pësoi shkatërrim. Hapat e rinj rifilluan menjëherë pas krijimit të shtetit të ri shqiptar në vitin 1920. Në vitin 1922, pranë Ministrisë së Punëve Botore, u krijua Administrata e Shtetit Shqiptar për ndërlidhjen, e cila aderoi si anëtare e Bashkimit Ndërkombëtar Postar dhe anëtare e Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit. Gjatë qeverisjes së Ahmet Zogut, ndërlidhja karakterizohej nga një nivel teknik i prapambetur dhe një rrjet shumë të kufizuar, i cili shërbente kryesisht për organet qeveritare.

Ndërkaq, ndërtimi i centralit të parë manual me kapacitet deri në 50 numra, daton në vitin 1938 dhe shërbente për lidhjen e autoriteteve lokale. Ndërlidhja telefonike mbështetej vetëm në linjat telefonike ajrore, në rastet kur ishte e nevojshme komunikimi i qendrës me rrethet. Po në këtë periudhë, 1939 shënohet dhe vëllimi i parë i punës së Postë Telegrafës, ndërsa shërbimi telefonik zinte një përqindje modeste, rreth 1 për qind.

Pavarësisht vështirësive në punimet e kryera deri në fundit të viteve ’30 për shkak të Luftës së Dytë Botërore, gjatë kësaj kohe u arrit të instalohej një central automatik me rreth 1000 numra. Pasojat e luftës ishin të dukshme dhe në sektorin e komunikimit telefonik, ku u dëmtuan shumë prej linjave. Gjatë vitit 1945, u rindërtuan shumë prej linjave telefonike, ndërkohë u riçelën zyrat e Postë Telegrafës në nivelet e atyre të paraluftës.

Muaji gusht i vitit 1947 shënon dhe krijimin për herë të parë të Drejtorisë së Përgjithshme të Postë Telekomunikacionit, e cila ishte në varësi të Ministrisë së Punëve Botore. Vetëm një vit më parë, më 1946, përmes linjës Tiranë-Peshkopi u vendos ndërlidhja telefonike me botën. Në këtë periudhë, për herë të parë fillon dhe shërbimi telefonik ndër urban nga kabinat. Nisur nga nevoja në rritje për komunikim, në vitin 1965, u hapen zyra të Postë Telekomunikacionit në të gjitha lokalitetet e vendit. Kjo u realizua përmes ndërlidhjes telefonike të drejtpërdrejtë të të gjithë qendrave të rretheve me Tiranën.

Në fillim të viteve ’70 sektori i Postë Telekomunikacionit njohu një tjetër hap të rëndësishëm, mundësimin e lidhjeve me fshatrat. Vitet 1980 e në vazhdim shënojnë dhe rritjen e fluksit të investimeve në zgjerimin e kapaciteteve të centraleve nëpër qytete, fuqizimin dhe zhvillimin e bazës teknike si dhe montimin e aparaturave të sistemit të numërimit, duke lehtësuar ndjeshëm rrugën e komunikimit telefonik.

Vitet ’90, sollën një valë të re ndryshimesh dhe në fushën e telekomunikacionit. Me 5 shkurt të vitit 1992 Telekomi Shqiptar krijohet si ndërmarrje më vete. Gjatë harkut kohor 15-vjeçar kompania e telefonisë fikse shënoi dhe investime në përmirësimin e rrjetit dhe ofrimin e shërbimeve të reja. Në fillim të viteve ‘96 u realizua futja e shërbimit të telefonisë publike me kartë të parapaguar. Në vitin ’97 u realizua vënia në shfrytëzim e kabllit me Fibër Optike, linjë kjo më cilësore për transmetimin e trafikut ndërkombëtar.

Më datë 12.02.1999 ndermarrja "Telekomi Shqiptar" transformohet në Albtelecom sh.a..

ALBtelecom (Telekomi Shqiptar), gjigandi i telekomunikacionit në Shqipëri ofron komunikim cilësor në telefoninë fikse, ADSL, Akses Internet të Dedikuar, Dial-up, Intranet, shërbim ISDN, Karta të Parapaguara etj.