Tempulli Pavalavannam

Coordinates: 12°50′40″N 79°42′16″E / 12.84444°N 79.70444°E / 12.84444; 79.70444
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gopurami i Tempullit Pavalavannam

12°50′40″N 79°42′16″E / 12.84444°N 79.70444°E / 12.84444; 79.70444 Tempulli Pavalavannam ose Tiru Pavala Vannami është një tempull hindu kushtuar perëndisë Vishnu, i vendosur në qytetin e Kanchipuramit në shtetin indian Tamil Nadu. I ndërtuar në Stilin Arkitekturor Dravidian, tempulli është lartësuar nga Divya Prabandha, kanoni i hershëm mesjetar tamil i shenjtëve alvarë nga shekujt e VI–IX. Për rrjedhojë është klasifikuar si një nga 108 Divya Desamët kushtuar Vishnut, që në këtë tempull adhurohet si Pavalavannar Perumali dhe bashkëshortes së tij Lakshmi si Komalavalli. Tempulli besohet se ka qenë ndërtuar nga Dinastia e hershme Chola, me kontribute të mëvonshme nga ajo mesjetare Chola dhe mbretërit Vijayanagara. Tepulli ka tre mbishkrime në muret e tij, dy që datojnë nga periudha e Kulothunga Cholas I (1070–1120) dhe një nga ajo e Rajadhiraja Cholas (1018-54). Një mur graniti rrethon tempullin, duke përfshirë të gjitha faltoret dhe dy pellgjet me ujë. Në tempull ndodhet një raxhagopuram shtatë katësh, kulla e portikut të tempullit. Pavalavannari besohet se i është shfaqur të diturit Naimisaranya. Në tempull zhvillohen gjashtë rituale të përditshme dhe tre festa vjetore, nga të cilat më e shquara është festa e Brahmotsavamit, e zhvilluar gjatë muajit tamil të Aavanit (gusht–shtator). Tempulli mirëmbahet dhe administrohet nga Bordi i Besimit Hindu dhe Përkrahjes së Bamirësisë i Qeverisë së Tamil Nadusë.

Aspektet fetare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Depozita e shenjtë e Tempullit Pavalavannan

Festat dhe praktikat fetare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tempulli Pavalavannam

Tempulli ndjek traditat e sektit Thenkalai të Vaishnavizmit dhe bën pjesë në traditën Vaikanasa Agama. Priftërinjtë e tempullit kryejnë rituale puxha gjatë festave dhe mbi një bazë të përditshme. Si në tempujt e tjerë të Vishnut në Tamil Nadu, priftërinjtë i përkasin nën-kastës brahmine të Bashkësisë Vaishnavaite. Ritualet e tempullit kryhen gjashtë herë në ditë: Ushathkalami në orën 7 të mëngjesit, Kalasanthi në orën 8:00 po të mëngjesit, Uchikalami nëorën 11:30 paradite, Sayarakshai në orën 6:00 pasdite, Irandamkalami në orën 7:00 po pasdite dhe Ardha Jamami në orën 10:00 të darkës. Çdo ritual ka tre faza: alangarami (dekorimi), neivethanami (ofrimi i ushqimit) dhe deepa aradanai (tundja e kandilave) si për Pavalavannarin ashtu dhe për Komalavallin. Gjatë fazës së fundit të adhurimit, luhet muzikë me nagaswaram (instrument frymor) dhe tavil (instrument me perkursion), ndërsa priftërinjtë recitojnë udhëzime fetare nga Vedat (tekste të shenjta) dhe adhuruesit përkulen përpara imazhit hyjnor të tempullit. Në tempull kryhen edhe rituale javore, dy-javore dhe mujore.[1] Tempulli ndjek traditat e sektit Thenkalai të traditës Vaishnavite të Vaikunta Ekadesit dhe gjatë muajit tamil të Margazhit tërheq mjaft pelegrinë.[2]

Domethënia fetare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga 12 alvarët (shenjtë të shquar të traditës vaishnavite) tre prej tyre, përktësisht Peyalvari, Thirumalisai Alvari dhe Thirumangai Alvari kanë kënduar lavde mbi format e ndryshme të hyjnisë së këtij tempulli. Gjithashtu shumë acharya (mësues më të rëndësishëm se gurutë) kanë shkruar këngë mbi format e ndryshme të hyjnisë së këtij tempulli. Tempulli është i drejtuar nga perëndimi dhe binjakët aswinë kanë adhuruar hyjninë në këtë tempull.[3]

Galeri imazhesh[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Pandava Thoothar Temple". Dinamalar. 2014. Marrë më 31 maj 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Chari, T. V. R. (1982). The Glorious temples of Kanchi. fq. 78–82. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Ayyar, P. V. Jagadisa (1991). South Indian shrines: illustrated. fq. 539. ISBN 81-206-0151-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Bibliografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Ayyar, P. V. Jagadisa (1991). South Indian shrines: illustrated. New Delhi: Asian Educational Services. ISBN 81-206-0151-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Chari, T. V. R. (1982). The Glorious temples of Kanchi. Big Kancheepuram: Sri Kanchi Kamakshi Ambal Devasthanam and Sarada Navaratri Kalai Nigazhchi Trust. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]