Jump to content

Tempulli Srikalahastisvara

Coordinates: 13°44′58″N 79°41′54″E / 13.74944°N 79.69833°E / 13.74944; 79.69833
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Tempulli Srikalahasteeswara)
Gopurami i Tempullit Srikalahasteeswara

13°44′58″N 79°41′54″E / 13.74944°N 79.69833°E / 13.74944; 79.69833 Tempulli Srikalahasteeswara (në gjuhën telugu: శ్రీకాళహస్తీశ్వర స్వామి వారి ఆలయం) gjendet në qytetin e Srikalahastit në shtetin indian të Andra Pradeshit. Është një nga tempujt më të famshëm të Shivës në Indinë Jugore dhe thuhet se ndodhet në vendin ku Kannappa qe gati të ofronte sytë e tij për të mbuluar rrjedhjen e gjakut nga Shiva linga përpara se Shiva ta ndalonte atë dhe ti dhuronte muktin.[1] Tempulli Srikalahasteeswara, i vendosur 36 km larg Tirupatit është i famshëm për Vayu lingan e tij, një nga Panchabhoota Sthalamët, që përfaqëson erën. Tempulli konsiderohet gjithashtu si Rahu-Ketu kshetra dhe Dakshina Kasi. Tempulli i brendshëm u ndërtua rreth shekullit të V ndërsa tempulli i jashtëm u ndërtua në shekullin e XII nga mbretërit Chola dhe Vijayanagara. Në këtë tempull Shiva adhurohet në aspektin e tij Vayu si Kalahasteeswara.

Zanafilla e Vaju Lingamit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë ditëve të hershme të krijimit të botës, perëndia Vayu kreu një pendesë për mijëra vjet te "Karpura lingam" (Karpura do të thotë kamfur). Për shkak të pendesës së tij, Parameswara u shfaq përpara tij dhe tha: "O Vaju Deva! Megjithëse ti ke natyrë dinamike, qëndrove këtu pa lëvizur dhe kryeve pendesë për mua. Jam i kënaqur me pendesën tënde. Kërko çfarë dëshiron ". Perëndia Vayu kërkoi: "Swami! Dua të jem i pranishëm kudo në këtë botë. Dua të jem pjesë integrale e çdo Jiva që nuk është gjë tjetër veçse shfaqje e Paramatmas. Dua të emërtoi këtë Karpoora Linga, që përfaqëson ty, sipas meje. Samba Shiva tha: "Je i mirëpritur me këtë dëshira. Sipas dëshirave të tua, do të jesh i përhapur përgjatë kësaj bote. Pa ty nuk do të ketë jetë. Kjo linga ime do të jetë e famshme nga emri yt dhe të gjitha surat, asurat, Garuda, gaandharvat, kinnerat, kimpurushat, siddhat, saadhvit, njerëzit dhe të tjerët do të adhurojnë këtë Lingam". Shiva u zhduk pasi i realizoi këtë dëshira ". Në këtë mënyrë, kjo Karpoora Vayu Linga adhurohet nga të gjitha lokat.[2]

Mallkimi i Parvatit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ka mjaft legjenda të tjera të lidhura me lavdinë e tempullit. E shquar midis tyre është ajo e Parvatit, që u mallkua nga perëndia Shiva ta humbiste trupin e saj qiellor dhe të merrte formën njerëzore. Për tu çliruar nga ky mallkim Parvati bëri një pendesë të gjatë aty. I kënaqur me përkushtimin e saj të thellë, Shiva ia riktheu përsëri trupin e saj qiellor – një qind herë më të mirë sesa trupi i mëparshëm qiellor dhe nisi mantra të ndryshme duke përfshirë Panchaksharin. Si pasojë e kësaj, Parvati u bë e njohur si Shiva-Gnanam, Gnana Prasunamba ose Gnana Prasunambika Devi.

E mallkuar për tu bërë një fantazmë, Ghanakala u lut në Srikalahasti për 15 vjet dhe pasi recitoi Bhairava Mantran shumë herë Shiva i riktheu formën fillestare.

Mayura, Chandra dhe Devendra ishte gjithashtu të çliruara nga mallkimet e tyre pasi bënë banjo në lumin Swarnamukhi dhe u lutën në Srikalahasti.

Shiva iu shfaq Bhakta Markandeyas në Srikalahasti dhe predikoi se një Guru i vetëm mund të jap mësime ezoterike dhe në këtë mënyrë të jetë Brahma, Vishnu dhe Maheswara.

Ky tempull është një nga tempujt më mbresëlënës të Shivës në Indi. Ai përmban një, gopuram (kullë hyrjeje) të lashtë të stërmadh mbi portën kryesore. Kull është 36.5 m (120 këmbë) e lartë. I gjithë tempulli është i skalitur në faqen e një kodre të madhe shkëmbore. Struktura fillestare e këtij tempulli u ndërtua nga Dinastia Pallava në shekullin e V. Mbretërit Çola si Raxhaditja (që mbretëroi në vitet 947-949), Raxha Raxha Çola (që mb. në vitet 985-1014), djali i tij Raxhendra Çola (1012-1044), djali i tij Raxhadhiraxha (1018-1054), Kulotunga I (1070-1120) dhe Kulotunga III (1178-1218) si dhe mbretërit Vixhajanagara kryen gjithashtu kontribute të shumta në zhvillimin e tempullit. Si tempujt e tjerë, periudha e ndërtimit të tempullit të Srikalahasthit zgjati disa shekuj. Rreth shekullit të X, mbretërit Çola e rikonstruktuan tempullin dhe ndërtuan strukturën kryesore.[3] Gopurami kryesor 37 metra i lartë dhe mandapa me 100 kolona u ndërtuan nga Krishnadevaraya, mbreti Vijayanagara në vitin 1516.

Perënditë e tempullit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Brenda kompleksit tempullor ka dy faltore kryesore kushtuar Shivës dhe Parvatit. Shiva paraqitet në formën e Lingas së drejtuar nga perëndimi. Linga mban emrin Srikalahasteeswara. Parvati është paraqitur në këmbë e drejtuar nga lindja dhe me emrin Gnana Prasunamba. Në hyrje të tempullit ndodhet një faltore e vogël kushtuar Dakshinamurthit që konsiderohet si një nga format e Shivës. Përveç këtyre ndodhen shumë hyjni dhe idhuj kushtuar Venkatesvaras, Vinajakas, Nataraxhas, Subramanjas, Surja Narajanas si dhe kopje të lingave të tempujve të tjerë të famshëm të Shivës përgjatë Indisë.

Maha Shivaratri është festa më e rëndësishme ku një mori besimtarësh kryejnë lutje për të fituar bekimin e zotit. Mahasivaratri Brahmotsavamët zhvillohen njëkohësisht me Maha Shivaratrin për 13 ditë gjatë të cilave murit Utsava të Shivës dhe Parvatit do të mbi Vahana në një procesion përreth rrugëve të tempullit.[4] Nithya Kalyana Seva,një shërbim me pagesë, zhvillohet përditë për Sri Siva – Parvathit bashkë me abhisheka aradhanan.

Rëndësia fetare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky tempull konsiderohet si Kailashi i Jugut ose Dakshin Kailash dhe gjithashtu si Dakshina Kasi.[5] Rreth këtij tempulli kanë kënduar shenjtët shaivitë të shekullit të parë. Mijëra besimtarë nga vendi kryejnë Rahu – Kethu Sarpa Dosha Nivarana Pujan.

Nithya Annadanami

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Skema Sri Gnana Prasunambika Devi Nithya Annadana u vendos për të ofruar ushqim falas për besimtarët që vizitonin tempullin e shenjtë të Srikalahasthit, ku jo më pak se 2000 besimtarëve u ofrohet ushqim përditë nën këtë skemë. Annadanami është i bazuar plotësisht në dhurimet nga bamirësit.

Rrëzimi i kullës së tempullit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rajagopurami i Tempullit të Srikalahastit u rrëzua më 26 maj 2010. Sipas burimeve, dridhjet nga gërmimi i pusit në afërsi të tij kontribuan drejtpërdrejt në rrëzim.[6] Arkeologët dhe ekspertët, duke studiuar arsyet e rrëzimit të strukturës së stërmadhe, gjetës se ajo qëndronte mbi themele që kishin një thellësi prej vetëm gjysëm metri.[7] Sipas Dr. Nagaswamy, ish drejtori i Departamentit të Arkeologjisë së Tamil Nadusë, kulla e tempullit pësoi një krisje të hollë, të dokumentuar, 25 vjet më parë, që u zgjerua me kalimin e viteve dhe që kërkonte ndërmarrjen e masave nga zyrtarët për ta parandaluar këtë.[8]

  1. ^ "Sree Kalahasti – One of the Pancha Bhoota Shrines of Shiva" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 15 dhjetor 2013. Marrë më 1 shtator 2012.
  2. ^ "Official Wesbsite of Srikalahasti Temple" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2016. Marrë më 21 shtator 2016.
  3. ^ History begin
  4. ^ Srikalahasti gears up for Mahasivaratri Brahmotsavam
  5. ^ Sivaratri Brahmotsavams begin
  6. ^ "Srikalahasti temple tower crashes". The Hindu (në anglisht). 27 maj 2010. Marrë më 1 shtator 2012.
  7. ^ P. Neelima (27 shtator 2010). "Srikalahasti 'rajagopuram' an architectural wonder". The Times of India (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 3 nëntor 2012.
  8. ^ "Blow to History". The Hindu (në anglisht).

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]