Jump to content

Teoria mbi Drejtesine - John Rawls

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
John Rawls

Të dhënat vetjake
Datëlindja(21-02-1921)shkurt 1921, 21 invalid day
VendlindjaBaltimore, Maryland
Data e vdekjes24 nëntor 2002(2002-11-24) (81 vjeç)
VendvdekjaLexington, Massachusetts

John Bordley Rawls (21 Shkurt 1921 – 24 Nentor 2002) ishte nje filozof amerikan dhe nje lider ne filozofine politike dhe morale. Ai ishte profesor ne Universitetin e Harvardit .[1] Lulëzimi i shekullit XX-të, me mendjet e ndritura te filozofeve, teoriticientëve dhe shkencetareve te fushave te ndryshme, jo vetem ne Evropë, shkëlqeu gjithandej, edhe në SHBA, si dhe ne kontinentet e tjera. Harvardi ne SHBA, ishte djepi i kultures shkencore me John Rawls-it, (1921-2002). Shkencetari dhe me teper, profesori i filozofise, John Rawls, mund te trajtohet pa hezitim si ithtar i aplikimit te filozofisë liberale, duke i kushtuar prioritet te dores se pare, teorise mbi te drejten sociale.[2][3]

Shkallet e Drejtesise

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Si autor i librit E Drejta ne Politiken e Liberalizmit, Rawls, duke e levruar fushen e tij profesionale pa hezitim e potencon faktin se: Drejtesia eshte virtyti i pare i institucioneve sociale.[4] Madje, nuk ndalet vetem me kaq, por e thekson se: drejtesia eshte një nga objektivat e pare te lirise kushtetuese.Rawls, mendon se realizimi i konceptit te teresishem te drejtesise behet ne tri shkalle:
I.Parimi i Drejtesise:

  • parimi i drejtesise per liri politike dhe liri qytetare.
  • parimi per barazi sociale dhe ekonomike


II.Asambleja Kushtetuese:
Kjo do te thote se themelohet nje kushtetute per vendosjen e nje sistemi te tere pushtetesh dhe rregullash per zbatimin e puneve të ketyre pushteteve.

III.Nxjerrja e ligjeve brenda suazave te kushtetutes si dhe zbatimi i ketyre ligjeve nga pushteti ekzekutiv, ne ate legjislativ.[5]

Rawlsi, teorine e tij mbi drejtesine e ka zhvilluar deri ne ate shkalle sa qe mendon se per aplikimin e drejte te kesaj teorie, duhet krijuar dhe zbatuar politika e shtetit liberal. Vetem ky argumentim filosofik per Rawls-in, eshte kusht per krijimin e sigurimit social per te gjithe njerezit.[6] Kjo forme e shtetit, mendon Rawls, eshte e drejte sepse zgjidhet nga njerez te cilet veprojne me mendje te arsyeshme, me natyre stabile, tolerante, te cilet, do te kene rastin te lidhin nje kontrate sociale, me kushte esencialisht te barabarta.Rawls, duke e perceptuar tere vemendjen e tij ndaj te mirave parësore, rendesi te dores se pare i kushton teorise kontraktuare.Kjo gjithmonë sipas Rawls, arrihet me:

  • me lirine personale dhe politike,
  • mundesine per shkollim dhe punesim,
  • te ardhura dhe pasuria.

Pozicioni Origjinal

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rawls vazhdimisht apelon se: pa liri, pa para dhe pa mundesi shkollimi, eshte e veshtire qe te arrihet ndonje prioritet ekzistencial per shoqerine njerezore. Shperndarja e te mirave parësore sipas Rawls, ndikohet ne nje shkalle te larte nga institucionet themelore sic eshte Kushtetuta, qe vendosë per ndarjen e te drejtave politike si dhe perfshirjen e legjislacionit social dhe ekonomik. Shperndarjen e te drejtave te te mirave paresore Rawls e shikon si realizim qe mund te behet permes kontrates shoqerore, e cila do te behet ne menyre te vullneteshme, pa dhune, pa presionin dhe kercenimin e te tjereve ne miratimin e saj, drejt shperndarjes se te mirave paresore. Rawls gjithnje mendon se njerezit bashkepunojne per te nxjerre ligje, per te zhvilluar veprimtari ekonomike si dhe gjate ketyre bashkepunimeve, gjejne rruge, varianta, per zhvillimin e vlerave materiale dhe kulturore. Prandaj, ne ndarjen e ketij rezultati te te mirave te krijuara, te gjithe se bashku duhet te jene te nje vemendjeje, sepse, kontrata eshte e perpiluar nga njerezit e barabarte, dhe se asnjeri nuk mund te fitoje nga superioteti ne bisedime. Sipas kesaj teorie, shperndarja e te mirave behet ne baze te : drejtesise ne kushte te arsyeshme. Bisedimet te gjitha behen ne nje faze fillestare simetrike. Prandaj, parimet nga kjo faze fillestare simetrike, qe ne fillim jane te pranueshme nga pikepamja morale.

Palet sipas Rawls, duhet te jene te perfaqesuara njesoj, si persona moral, cdo gje te behet ne menyre etike te paqortueshme, me arsye te plote dhe shkalle te larte të vetepergjegjesise. Informacioni i tere per shkollimin, profesionin, te ardhurat dhe pasurine, duhet mbajtur ne menyre konfidenciale (te fshehur) Rawls-i, thote se aftesite dhe dhuntite natyrore, jane shume pak natyrore. Ato jane si rezultat i edukimit, arsimit profesional si dhe kushteve tjera esenciale te arritjes.

Parimet e Drejtesise

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rawlsi shperndarjen paresore te te mirave shoqerore e parashiqon ne:

  1. parimin e pare – cdo kush ka te drejte per te pasur te drejta themelore ne perputhjen e te drejtave per te gjithe.
  2. parimi i dyte – cdo kush ka te drejte ne parimin e ndarjes dhe ne parimin e shanseve te barbarta,

Te dy keto parime, Rawls-i trajton si parime te zgjidhjes të maksimes se problemit te drejtesise shoqerore. Kjo maksime e problemit te drejtesise shoqerore na imponon qe t’i perzgjedhim alternativat me rezultat me te mire, ng te gjitha alternativat e tjera me ruzultat me te keq.Ne te dy keto parime, te gjithe njerezit e kane te siguruar lirine personale dhe ate politike. Asnje njeri, ne keto parime, nuk ka frike nga tirania dhe persekutimi politik.Rawls, rendesi primare i jep fjales vetëvleresim, mbeshtur ne faktin se njeriu, mund ta formoje jeten e tij te lire, ne menyre qe kesaj jete t’i jepe kuptim kurajo dhe vlere.Rawls thote se pa vetevleresim, cdo gje eshte e pakuptimte.[7]

Institucionet sociale, sipas Rawls-it luajne nje rol te rendesishem ne zhvillimin dhe mirembajtjen e vetevleresimit. Sipas Rawls-it, vetevleresimi, me se mire zhvillohet ne nje shtet ku eshte demokracia e zhvilluar si dhe drejtesia e realizueshme.[8] Njerezit qe ecin nje hap te sigurte me te tjeret ne procesin politik, mund te kene nje kuptim te sigurte per veten e tyre si dhe per vleren e tyre.Prandaj, bazuar nga nje siguri e tille kushtetuese mbi barazine, eshte argumentimi më i mire publik i aftesive te te gjitheve, per te vepruar lirisht dhe ne menyre te arsyeshme.Rawls e potencon faktin se sistemi qe jep me pak liri, krijon pershtypjen se dikush mashtron dike, prandaj, vazhdon Rawls, eshte me shume se sa poshteruese, fyese dhe denigruese kur perpiqesh te marresh pjese ne veprimtarine politike, kur apriori, e ndien se lirite e te tjereve jane me te gjera, me komplete se te tuat.

Prandaj, mund te themi se teoria e Rawls-it si e tille, baze fundamentale e ka drejtesine te themeluar nga nje demokraci moderne konstitucionale me nje kulture te theksuar demokratike, e cila e ruan traditen e mendimit demokaratik, te mendimit ndryshe, te mendimit alternative, ne kuader te krijimit te institucioneve te qendrueshme te nje shoqerie pluraliste. Teoria e drejtesise e Rawls-it apelon ne faktin se institucionet shoqerore duhet te pershtaten ne ate menyre qe njerezve tu krijojne kushte per te zene nje vend te ulet ne shoqeri si dhe kushte sa me te mira per te jetuar. Sipas kesaj teorie thote Nozicku, krijohet nje rregull shume i afert nese paraqitet nevoja per tu fshire ndikimet padrejtesive te vjetra dhe per te vendosur drejtesine qe nga e para. Nga kjo qasje, qe te gjithe duhen te jene te permbajtur, te reflektojne tolerance, t’i eleminojne perçarjet dhe mospajtimet. Rawls-i me te drejte mendon se institucionet qe mbeshteten mbi keto dy parime, e zbatojne nje aplikueshmeri sistemore demokratike, duke e krijuar keshtu, bashkepunimin politik, mirekuptimin si dhe shpirtin e kompromisit ne krijimin e nje marreveshjeje sociale.[9]

  1. ^ "Biografia e John Bordley Rawls". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Teoria e Drejtesise". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Veprimtaria e John Rawls". Arkivuar nga origjinali më 25 nëntor 2010. Marrë më 14 qershor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Teoria e Kapitalizmit". Arkivuar nga origjinali më 30 mars 2013. Marrë më 14 qershor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Filozofia e Politikes". Arkivuar nga origjinali më 25 nëntor 2010. Marrë më 14 qershor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Objektivat e shtetit mbi Drejtesine". Arkivuar nga origjinali më 25 nëntor 2010. Marrë më 14 qershor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Parimet e Drejtesise nga John Rawls". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Anarkia, Shteti dhe Utopia". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Permbledhje mbi Teorine e Drejtesise". Arkivuar nga origjinali më 3 shkurt 2013. Marrë më 14 qershor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)