Terapia e dashurisë
Appearance
Terapia e dashurisë është vëllimi i tretë me radhë i poetit Nebih Bunjaku.
"Terapia e dashurisë" lexuesin e fut në botën shpirtërore të subjekteve për të zbuluar anën misterioze të artit poetik e për t'u mishëruar me to deri në pafundësi. Ta përjetosh poezinë do të thotë që ndërkohë ta asimilosh në një mënyrë që të thellohesh në ethet poetike që burojnë nga vargjet. Poezia është aktivitet i shpirtit të revoltuar apo të dashuruar e që në veprën e Nebih Bunjakut lexuesi që ka sens poetik i gjen këto dy tipare : dashurinë dhe revoltën ; dashurinë dhe atdheun, dashurinë për femrën, natyrën, ndërsa në anën tjetër hasim revoltën kundër padrejtësive kombëtare, revoltën kundër armikut, revoltën kundër Bllacës, ditëve të golgotës shqiptare etj.