Nebih Bunjaku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Nebih Bunjaku është nga Poliçka e Dardanës. Ciklin e ulët të fillores e kreu në vendlindje, tetëvjeçaren në Malishevë, të mesmen në Gjilan, kurse studimet në Prishtinë. Si student ka filluar karrierën e tij pedagogjike. Fillimisht punoi në shkollën fillore në Banjën e Sjarinës, pastaj në gjimnazin e Dardanës, në shkollën teknike të Gjilanit, në shkollën fillore të Banullës - Gllogofcit, në gjimnazin e Lypjanit, në shkollën teknike të Kastriotit.

Që nga viti 1993 punon në gjimnazin “Eqrem Çabej” në Prishtinë. Një mandat ishte drejtor i këtij gjimnazi. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i “Pegasit” të Gjirokastrës për Prishtinë si dhe sekretar i përgjithshëm i Unionit të Shkrimtarëve dhe të Kritikëve Shqiptarë të Kosovës. Jeton në Prishtinë.

Të tjerët për poezinë e Nebih Bunjakut[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Reshat Sahitaj[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Poezia e Nebih Bunjakut është syri dhe mendja e tij, ajo vjen në mënyrë spontane, pa asnjë sforcim artificial, gjë që në vargjet e tij lexuesi ndjen gurgullimën artistike që përhapet dhe rrëmben lexuesin, duke e shëtitur prej një ngjarjeje historike në një të dashurisë.

Në poezitë e Nebih Bunjakut do të gjejmë figurat historike, të cilat me veprimtaritë e tyre kanë lënë gjurmë në luftën për çlirimin kombëtar. Këto figura në vargjet e Nebih Bunjakut do të na duken edhe më të afërta, edhe më të veçanta dhe shumë të freskëta, pavarësisht se disa prej tyre i përkasin shekujve të kaluar.

Nebih Bunjaku këto figura na i freskon duke ua pastruar pluhurin e kohës që ato të shkëlqejnë edhe në kohën e tashme dhe të ardhme.

Figurat historike të Nebih Bunjakut do të kenë një trajtim të veçantë, ndoshta nga fakti se në momentin kur i ka shkruar, ka menduar të na i përkujtojë trimëritë e tyre, që pastaj të ndikojë te disa miopë, për t'ua hapur sytë.

Nebih Bunjaku nuk shkruan vetëm për trimëritë e figurave të ndritshme, por një vend të rëndësishme në veprat e tij e zë dashuria.

Poezia është aktivitet i shpirtit të revoltuar apo të dashuruar, që në veprën e Nebih Bunjakut lexuesi që ka sens poetik i gjen këto tipare: Dashurinë dhe revoltën, dashurinë dhe atdheun, dashurinë për femrën, natyrën, ndërsa në anën tjetër hasim revoltën kundër armikut, revoltën kundër Bllacës, ditëve të golgotës shqiptare.

Hasan Hasani[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nuk është e vështirë të hetohet se në vargun e Nebih Bunjakut edhe ironia, satira e humori, ngaqë problemet me të cilat ballafaqohet populli ynë nganjëherë të çojnë deri të këto cilësi veprimi.

Iliaz Bobaj[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Librin tuaj e lexova me nje fryme. U kenaqa fort, njelloj sikur te ishte libri im. Diku, ne mes te tij, ju shkruani :

M'i vishni mendimet e mia,
si natyrën me shumë ngjyra,
me blerim e me diell,
të lulëzojnë vargjet e lira.

Nuk ka ku shkon më bukur. Për mendimin tim poezia duhet te jetë e pastër si natyra, pa lodhje, pa mbingarkesë, pa tepri të panevojshme, pa ato modernizmat qesharake. Kjo juaja është poezi e vërtetë. Unë i besoj poezisë së vertetë. I besoj aq shumë, sa e lëshoj veten tërësisht në dorën e saj, ku jam tërësisht i sigurt.

Selatin Novosella[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ti më njeh se nuk jam konformist. Andaj, vlerësimin tim për këtë buqetë poezish, e pranon si tepër të sinqertë. Në poezitë tua e gjeta edhe dhimbjen e Migjenit, edhe dashurinë për femrën të Lasgushit, edhe dashurinë për atdheun të Naimit.

Vezir Uka[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Te Nebih Bunjaku shpërfaqet edhe drama e madhe dhe e vështirë e Kosovës me një liri shprehjesh motivuese dhe gjuhësore që shquhet për nga stili i tij krijues në qasjet tematike e të rrëfyerit. Ndaj, siç shihet, këtë art e bëjnë vlera të një ndërtimi të veçantë të fjalisë për t'i dhënë fuqi e gjallëri shprehjes. Për këtë autor, me shumë ide të thella, lirisht mund të thuhet se poezinë e tij, në përgjithësi, e shquan nota e protestës sociale, me një dozë të theksuar të ndjenjës së ekzistencës së rrezikuar të njeriut si qenie.

Lulzim Logu[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sapo mbarova së lexuari librat që mora nga ti në Gjirokastër dhe me sinqeritet mbeta i impresionuar nga stili i� shlirët, vargu i ngrohtë dhe freskia mbresëlënëse.

"Dalje nga Balada" (1994)

Tituj të veprave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]