Një samit për një simit
Një samit për një simit është vëllimi i 4 me radhë i poetit Nebih Bunjaku. Poeti dhe njëkohësisht miku i tij Rrustem Geci dha opinionin e tij për këtë libër: Libri Një samit për një simit është një libër estetik dhe artistikisht i realizuar për mrekulli. Sepse gjuha fshikulluese, sarkazmi e ironia virtuale e autorit godet e satirizon pamëshirshëm veset e një shoqërie të kriminalizuar e të banalizuar, ku gomari tall mushkun, qeni lexon qenin, ariu përqesh ariun. Frymëzimi i impulsit poetik, si hëna, dielli, deti, anija, mbrëmja etj. janë objekte anësore që funksionojnë dhe rrezatojnë fuqishëm brenda gjithë poemës. Duke u shtirë kurdoherë viktimë, kurrë nuk do të bëhemi të lirë. Këto dhe pikëpamje të tjera mafioze na bëjnë të mendojmë se edhe ëndrra herë-herë pikon dhimbje."
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Rrustem Geci: Ese letrar për veprën e Nebih Bunjakut, Një samit për simit Arkivuar 8 janar 2020 tek Wayback Machine [undefined] Error: {{Lang-xx}}: no text (help) (29 nëntor 2007)