Terapia e qelizave staminale dhe degjenerimi makular

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Degjenerimi i makulës
Qeliza pluripotente staminale të indukuara nga gjaku dhe të shndrruara në qeliza të pigmentit epitelial të retinës RPE

Terapia e qelizave staminale në trajtimin e degjenerimit makular të lidhur me moshën paraqet njërën nga metodat më të reja, e cila ende gjendet në fazën hulumtuese, si pjesë e mjekësisë rigjeneruese dhe oftalmologjisë. Metoda është në gjendje, sipas rezultateve të para të studimeve të botuara, të krijojë një retinë me ndihmën e qelizave që rrjedhin nga qelizat burimore pluripotente të indukuara nga njeriu (hiPS) që imitojnë qelizat e syve të cilat vdesin dhe shkaktojnë dëmtime të makulës dhe humbje të shikimit.[1] [2]

Përmbledhje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Studiuesit në Qendrën Mjekësore të Universitetit Georgetown kanë treguar për herë të parë mundësinë e krijimit të qelizave të retinës që rrjedhin nga qelizat burimore pluripotente të përfituara nga njeriu (hiPS) që imitojnë qelizat e syve që vdesin dhe shkaktojnë humbjen e shikimit. Kështu, ata treguan se hapi kritik në mjekësinë rigjeneruese për degjenerimin makular të lidhur me moshën ka përparuar shumë. Sipas autorit kryesor të studimit të mësipërm, Nadi Golestaneh nga Qendra Mjekësore e Universitetit Georgetown, Departamenti i Biokimisë dhe Biologjisë Molekulare dhe Qelizore.

Duke qenë se studiuesit kanë identifikuar disa probleme që duhen kapërcyer para se këto qeliza të jenë gati për transplantim, në përgjithësi, ky ishte hapi i parë i madh përpara në fushën e mjekësisë rigjeneruese.

Hapi tjetër në këtë hulumtim është përqendrimi në gjenerimin "e sigurt", si dhe mirëmbajtja e qelizave somatike të bëra nga hiPS.

Sipas të dhënave të botuara në mars të vitit 2018 në revistën Nature Biotechnology, mjekët në MB kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt trajtimit të formës së zakonshme të verbërisë - degjenerimi makular i lidhur me moshën. Douglas Waters nga Croydon, Londër, ishte një nga 2 personat që morën trajtim në Moorfields Eye Hospital.

Në muajt para operacionit, shikimi im ishte vërtet i dobët sepse nuk shihja asgjë në syrin tim të djathtë. Unë përpiqesha t’i shihja gjërat qartë, madje edhe kur sytë më ishin mbyllur ... Pas operacionit, shikimi u përmirësua deri në atë pikë sa tani mund të lexoja gazetën dhe të ndihmoja gruan time në kopsht.

Trajtimi pionier përfshinte implantimin e një copë të induktuar të pigmentit retinal nga qelizat epiteliale, poshtë retinës, për të zëvendësuar ato që ishin dëmtuar. Edhe pse në këtë studim këto ishin vetëm prova klinike shumë të hershme, rezultatet janë pozitive dhe tregojnë se teknologjia po lëviz në drejtimin e duhur. [3] [4] [5]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Literatura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Atala, A. Human embryonic stem cells: early hints on safety and efficacy. Lancet 379, 689–690 (2012).
  • Carr, A.J. et al. Development of human embryonic stem cell therapies for age-related macular degeneration. Trends Neurosci. 36, 385–395 (2013).
  • Nazari, H. et al. Stem cell based therapies for age-related macular degeneration: The promises and the challenges. Prog. Retin. Eye Res. 48, 1–39 (2015).
  • Bharti, K. et al. Developing cellular therapies for retinal degenerative diseases. Invest. Ophthalmol. Vis. Sci. 55, 1191–1202 (2014).
  • Bhutto, I. & Lutty, G. Understanding age-related macular degeneration (AMD): relationships between the photoreceptor/retinal pigment epithelium/Bruch’s membrane/choriocapillaris complex. Mol. Aspects Med. 33, 295–317 (2012).
  • Rosenfeld, P.J. et al. Ranibizumab for neovascular age-related macular degeneration. N. Engl. J. Med. 355, 1419–1431 (2006).
  • Muthiah, M.N. et al. Adaptive optics imaging shows rescue of macula cone photoreceptors. Ophthalmology 121, 430–431.e3 (2014).
  • Schwartz, S.D. et al. Human embryonic stem cell-derived retinal pigment epithelium in patients with age-related macular degeneration and Stargardt’s macular dystrophy: follow-up of two open-label phase 1/2 studies. Lancet 385, 509–516 (2015).
  • Mandai, M. et al. Autologous induced stem-cell-derived retinal cells for macular degeneration. N. Engl. J. Med. 376, 1038–1046 (2017).
  • Vugler, A. et al. Elucidating the phenomenon of HESC-derived RPE: anatomy of cell genesis, expansion and retinal transplantation. Exp. Neurol. 214, 347–361 (2008).
  • Haruta, M. et al. In vitro and in vivo characterization of pigment epithelial cells differentiated from primate embryonic stem cells. Invest. Ophthalmol. Vis. Sci. 45, 1020–1025 (2004)

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Fetal tissue restores lost sight Arkivuar 10 qershor 2007 tek Wayback Machine MedicalNewsToday. 28 October 2004
  2. ^ "Stem cells used to restore vision" (në anglisht). 28 prill 2005 – nëpërmjet news.bbc.co.uk.
  3. ^ Peter Russell. Macular Degeneration: Stem Cells Restore Sight in Small Study - Medscape - Mar 21, 2018.
  4. ^ John S, Natarajan S, Parikumar P, Shanmugam PM, Senthilkumar R, Green DW, Abraham SJ (2013). "Choice of Cell Source in Cell-Based Therapies for Retinal Damage due to Age-Related Macular Degeneration: A Review". Journal of Ophthalmology (në anglisht). 2013: 1–9. doi:10.1155/2013/465169. PMC 3654320. PMID 23710332.{{cite journal}}: Mirëmbajtja CS1: DOI i lirë i pashënjuar (lidhja)
  5. ^ Carr AJ, Smart MJ, Ramsden CM, Powner MB, da Cruz L, Coffey PJ (korrik 2013). "Development of human embryonic stem cell therapies for age-related macular degeneration". Trends in Neurosciences (në anglisht). 36 (7): 385–95. doi:10.1016/j.tins.2013.03.006. PMID 23601133. S2CID 1007033.