Termometri
Termometri është mjeti që shërben për matjen e temperaturës. Kemi lloje te ndryshme termometrash. Termometri mjekësor dhe termometri mjedisor. Termometri mjekësor është i shkallëzuar nga 35 °C deri ne 42 °C. Ai ka një pjese te ngushtuar ne mënyre qe pasi është bere matja zhiva te mos bjere poshtë. Termometri qe shërben për matjen e temperaturës se mjedisit është i disa llojshem. Termometri me lëng (zakonisht me merkur). Termometri metalik qe ka dy flete metalike qe bymehen dhe tkurren. Termometri qe përbehet nga dy termocifte (flete metalesh te ndryshme) qe bashkohen vetëm ne skaje dhe njeri skaj mbahet ne temperature 0 °C, tjetri vendoset aty ku do te matet temperatura dhe me ane te një amperimetri te shkallëzuar me pare ne °C maten temperatura deri ne 1600 °C.
Kështu bazohet termometra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Veglëritë të cilat në mënyrë të kënaqshme mund të tregojnë temperaturën e ndonjë trupi quhen termometra. Te termometrat, më së shpeshti, shfrytëzohet vetia e zgjerimit të trupit gjatë ngrohjes. Trupat e ngurtë dhe të lëngët gjatë ngrohjes, sado pak, bymehen, prandaj termometrat që bazohen në këtë dukuri konstuktohen ashtu që ndërrimet e vogla të vëllimit mund të përcillen në mënyrë të volitshme. Më së shpeshti zbatohet zgjerimi i merkurit të vendosur në gyp të qelqit. Merkuri gjendet në rezervuar, i cili ështëi lidhur me kapilarë të ngushtë, ashtu që edhe ndërrimet e vogla të vëllimit shkaktojnë ngritje të nivelit në kapilarë. Natyrisht, nga kapilari ajri është i nxjerrë. Për temperatura të ulëta përdoret alkooli i ngjyrosur, i vendosur në gyp kapilar. “ Çdo trup ruan gjëndjen e të qënit në prehje ose të lëvizjes drejtvizore të njëtrajtshme, përsa kohë mbi të nuk veprojnë forca të jashtme.
Lloje të termometrave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ka shumë lloje të termometrave, të cilët bazohen në parime të ndryshme. Do të përmendim, termometrin e gaztë, i cili punon në parimin e zgjerimit të gazit me temperaturë, termometrin metalik, i cili bazohet në lakimin e thuprës së bimetalit gjatë ngrohjes, termometrin me rezistencë elektrike, i cili përdoret në laboratore dhe në industri. Me ndihmën e këtij të fundit mund të maten temperaturat prej -190° deri në 660 °C. Pastaj mund të cekim pirometrat që janë veglëri të cilat e masin temeparaturën nga rrezatimi. Pirometrat mund të jenë kalorimetrik dhe optik dhe me ta mund të maten temparaturat deri në 1063 °C.
Ekzistojnë edhe termometrat minimalë dhe maksimalë, në të cilët temperatura lexohet pasi të largohet nga trupi i nxehtë. Këta janë termometrat mjekësorë. Te këta termometra kapilari dhe rezervuari janë të lidhur me një kapilar të ngushtë ashtu që fija e merkurit pas largimit nga trupi i nxehtë këputet dhe merkuri mbetet në kapilar aty ku ka qenë. Termometrat mund të kalibrohen edhe në shkallë të tjera të temperaturës, në tëcilë kemi paraqitur një termometër me 4 lloje të pikave themelore: të Celsiusit, të Kelvinit, të Reomirit dhe të Farenhajtit.
Shiko dhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Historia e termometri Arkivuar 22 janar 2020 tek Wayback Machine Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.•
- Shënuar nga: Fatlum Hasani