Theodhor Kavaljoti
Theodhor Kavaljoti (1718-1797) ka qenë filozof iluminist shqiptar me origjinë arumune. Lindi dhe vdiq në Voskopojë, ku zhvilloi edhe veprimtarinë e tij pedagogjike e letrare. U emërua mësues më 1743 e më pas drejtor i shkollës së Voskopojës (1746), e cila më 1750 mori emrin Akademia e Re. Nga veprat e hartuara prej tij si tekste shkolle janë ruajtur dorëshkrimet greqisht “Logjika” (1743), “Fizika” (1752) dhe “Metafizika” (1767). Më 1770 botoi në Venedik librin "Protopiria"[1] që përfshin edhe një fjalor trigjuhësh: greqisht, sllavisht dhe shqip me 1770 fjalë.
Mendimi filozofik i tij u formua nën ndikimin e filozfisë së V. Domodosit, M. Antrakitit dhe dualizmit të R. Dekartit. Karakteristikë themelore e botëkuptimit të tij filozofik është dualizmi. Përmbajtja e filozofisë së Theodhor Kavaljotit është dhënë në veprën e tij “Fizika”, në të cilën vendin kryesor e zë doktrina mbi qenien, mbi materien.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Fjalori i Teodor Kavaliotit - Origjinali nga Shqipopedia".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)