Theofan Popa
Theofan Popa (3 nëntor 1914 - 1985) [1] lindi në lagjen "Kala" të Elbasanit. Mbasi mbaron shkollën "Kostandin Kristoforidhi” në qytetin e tij të lindjes, me ndihmën e Visarion Xhuvanit përfiton një bursë dhe kryen studimet e shkollës së mesme në shkollën Jeratike të Cetinjes, të cilën e përfundon në vitin 1937. Po në vitin 1937, përsëri me lejen dhe ndihmën e Visarion Xhuvanit merr një tjetër bursë dhe regjistrohet për studime universitare në Universitetin e Athinës, në Fakultetin Teologjik, të cilat i përfundon në vitin 1941. [2]
Jeta dhe vepra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në mesin e shekullit XX, Theofan Popa i kreu studimet e mesme në Cetinje dhe më pas ato të larta në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Athinës, kurset e paleografisë si dhe njohja e gjuhëve, greqishtes, bizantine dhe sllavishtes dhe mbi të gjitha, karakteri i tij deist, i paepur dhe sedra profesionale, ia mundësonin këtë mision, në një periudhë kur objekti i studimit të tij mund të themi se ishte me pasoja të rrezikshme, për ideologjinë e kohës së atëhershme.
Për sa i përket kontributit të tij në fushën e epigrafisë Theofani është vijuesi i kësaj tradite të larmishme studimore. Me punën e tij në një periudhë shumë të vështirë, si specialist i Institutit të Monumenteve, shkoi në çdo skaj të Shqipërisë dhe regjistroi e koleksionoi të gjitha objektet me vlerë dhe mbishkrimet kishtare,të cilat janë të përmbledhura në veprën e tij "Mbishkrime të Kishave të Shqipërise" që datojnë në shekujt V - VI mbas Krishtit, deri në shekullin XIX. Në vitin 1948, Popa filloi studimin shkencor në pikturën bizantine dhe postbizantine, ndërsa punën shkrimore përgjatë viteve 1950-1960.
Në vitin 1951, punoi në Elbasan, ku studioi kishën e Shën Nikollës në Shelcan dhe zbulon për herë të parë në një mbishkrim bizantin, piktorin ikonograf Onufri. Gjthashtu në Valsh të krahinës së Shpatit, në kishën e Shën e Premtes, gjen një epigrafi të po këtij ikonografi, që daton në vitin 1554 pas Krishtit. Ndërsa në kishën Shën Theodhorëve dhe në atë të Shën Marisë së VIllahernës, në lagjen “Kala” të Beratit zbulon mbishkrime të vitit 1576, ku bëhet fjalë për piktorin ikonograf Nikolla, të birin e Onufrit. Kështu, ai zbulon dy piktorë të mëdhenj të artit mesjetar të shek. XVl dhe studion karakteristikat e këtij arti sidomos karakterin ekspresiv të ngjyrës së kuqe të Onufrit.
Në vitin 1953, Popa viziton me qëllim studimi kishën e Shën Nikollës në Voskopojë ku evidenton piktorin David Selenica, për të cilën shkroi një studim, ku u vlerësua nga studiues të artit bizantin.
Theofan Popa ka qenë gjithashtu edhe studiuesi i parë shqiptar i cila ka studiuar dhe ka folur për Kodikun e Purpurt të Beratit dhe për kodikët e tjerë të fondit të dorëshkrimeve bizantine.
Ai mbrojti me forcë këto vlera të ralla që të mos shiteshin jashtë vendit apo të shpërdoroheshin. Në kuadër të ruajtjes së tyre, ai krijoi dy muze të artit mesjetar në fund të viteve 70 të shekullit të kaluar, në Korçë dhe në Berat, si dhe i disa pavijonëve të artit bizantin në Kishën e Shën Marisë në Apoloni dhe në muzeun e Skëndërbeut në Krujë, ku Popa ishte dhe kuratori i tyre.
Popa u vlerësua dhe nga studiues të huaj si Johannes Konder dhe Erih Trapp profesorë të universitetit të Vjenës dhe specialistë të njohur në Evropë.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Rëmbeci, Andi (2019). "Punëtorë të shquar të albanologjisë". academia.edu.
- ^ Tushi, Dion. Punetore te shquar te albanologjise. Shpresa Print. ISBN 978-9928-4559-9-4.