Theofil Haxhijani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Theofil Haxhijani lindi në qytetin e Delvinës, më 14 nëntor 1939 dhe për gati 30 vjet punoi si aktor profesionist në estradën profesioniste të Sarandës. Në vitin 1970 iu dha Urdhri "Naim Frashëri" i Klasit të Tretë. Më 1978 u pranua si anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Në vitin 1979 mori titullin "Artist i Merituar", ndërsa në muajin nëntor 2014 iu dha titulli "Mjeshtër i Madh".

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. Pranverë në Gjirokastër (1978). - Regjisor i grupit amator
  2. Nga mesi i errësirës (1978). - Zeqo
  3. Historiani dhe kameleonet (1988)-Sifka