Shko te përmbajtja

Thimio Kondi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Thimio Kondi
Kryetar i Gjykatës së Lartë të Shqipérisë
Në detyrë
1999–2008
Ministër i Drejtësisë
Në detyrë
Gusht 1997  Qershor 1999
Të dhëna vetjake
U lind më7 shkurt 1948
Gjirokastër, Shqipëri
Vdiq më26 gusht 2020 (72 vjeç)
Tiranë, Shqipëri
NënshtetësiaShqiptar
ShkollimiFakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
PunësimiGjyqtar, avokat

Thimio Kondi (7 shkurt 1948 – 26 gusht 2020) ishte një jurist shqiptar dhe funksionar shtetëror, i cili shërbeu si Kryetar i Gjykatës së Lartë nga viti 1999 deri në 2008 dhe si Ministër i Drejtësisë nga gushti 1997 deri në qershor 1999.[1]

Kondi u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në vitin 1977. Nga viti 1978 deri në 1982, shërbeu si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier. Nga viti 1982 deri në 1990, punoi si specialist në sektorin e studimeve në Gjykatën e Lartë, ndërsa nga 1990 deri në 1992 ishte Drejtor i Drejtorisë së Studimeve në Ministrinë e Drejtësisë.

Nga 1992 deri në 1994, shërbeu si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa nga 1995 deri në 1997 ushtronte profesionin e avokatit pranë Qendrës Shqiptare të të Drejtave të Njeriut. Në vitin 1997 u emërua Ministër i Drejtësisë, detyrë që mbajti deri në 1999.

Nga viti 1999 deri në 2008, Kondi ishte Kryetar i Gjykatës së Lartë. Gjatë kësaj periudhe, ai gjithashtu mbajti pozicione ex officio, përfshirë:

  • Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë
  • Kryetar i Bordit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës
  • Kryetar i Konferencës Gjyqësore Kombëtare

Nga 2008 deri në 2013, Kondi ushtroi përsëri profesionin e avokatit. Ai ishte gjithashtu anëtar i Bordit Këshillimor të Shoqatës Ndërkombëtare për Administrimin e Gjykatave.[2]

Thimio Kondi vdiq më 26 gusht 2020, në moshën 72-vjeçare.[3]

  1. Europa World Year Book 2004 (në anglisht). Taylor & Francis. 2004. fq. 456. ISBN 1-85743-254-1. Marrë më 24 janar 2011.
  2. "Kush ishte Thimio Kondi". Fjala.al. Fjala. 26 gusht 2020. Arkivuar nga origjinali më 18 janar 2021. Marrë më 28 korrik 2025.
  3. "Ndahet nga jeta në moshën 72-vjeçare Thimio Kondi, ish-kreu i Gjykatës së Lartë dhe ministër i Drejtësisë". Shqiptarja.com. Shqiptarja. 26 gusht 2020. Marrë më 28 korrik 2025.