Jump to content

Thomai që mbolli kripë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Thomai që mbolli kripë Autori: Timo Mërkuri. Botuesi: Toena. Faqet e librit 208.

Prova letrare-filozofike "Thomai që mbolli kripë" e autorit Timo Mërkuri sepse të kujton vetvetishëm brilantin e pakrahasuar të letrave shqipe Faik Konica. Kjo rrëfenjë e hollë, me një ndjenjë të thellë adhurimi, besimi të fortë e zotësie narrative i ka shtrirë rrënjët në kohë e pa kohë, sa në antikitet, mesjetë, rilindje e ditët tona duke "ngatërruar" qëllimshëm emra, data, personazhe e verbe për të na bërë të vetëdijshëm të kuptojmë thelbin e ekzistencës sonë – rëndësinë e lirisë. Timo Mërkuri vjen deri në këtë limer të ri, pas aventurave plot sukses në botimin e disa vëllimeve poetike e studimeve eseistiko-filozofike mbi isopolifoninë e "rrënjët" e shumë prej kodeve, emërtimeve, ngjarjeve, miteve e legjendave të antikitetit. Sprova letrare-filozofike "Thomai që mbolli kripë" është një triptik me: 1. Plutarku, Pani, Pelodi 2. Thomai që mbolli kripë 3. Policët janë të shurdhër.