Ti je e nesërmja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ti je e nesërmja Roman me Autore: Brunilda Zllami. Shtëpia botuese: Dudaj. Viti i botimit 2012. Faqet e librit 412. ISBN 978-99943-0-252-9

"Ti je e nesërmja" është një libër për miqësinë, dashurinë, iluzionet dhe shpresën. Një libër për rrugëtimin e jetëve që përsosen pikërisht nga vështirësitë, sfidat, rrëzimet e ngritjet. Është përpjekja për të ruajtur atë që është vetvetja, për të mos u deformuar në shpirt nga rrebeshet me të cilat përballesh. Është, mbi të gjitha, ëndrra e një të nesërmeje që s'mund të jetohet pa pasur pranë njerëzit që të kanë shoqëruar dhe kanë qenë pjesë e së shkuarës dhe e së tashmes, ata që janë dhe mbeten gjithnjë pjesë e jotja.