Jump to content

Tiger Devore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Tiger Devore, i njohur më parë si Howard Devore dhe Tiger Howard Devore, është një psikololog i psikologjisë klinike, terapist për seksin dhe përfaqësues për çështje interseks. Ai është pjesëtar bordi i Shoqatës për Hipospadinë dhe Epispadisë. Më parë ai ka qenë pjesë e Intersex Society of North America.[1][2][3]

Tiger Devore ka lindur me një formë shumë të theksuar të hipospadisë si dhe i është nënshtruar 20 ndërhyrjeve kirurgjikale. Ai shprehet:“Gjithë kirurgjitë që unë përjetova deri në moshën 19 vjeçare ishin të dështuara”.[4]

Devore beson se të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale për “normalizimin” e seksit eleminojnë karakteristikat seksuale dhe sjellin imponimin e seksit në dikotominë mashkull-femër. Ai del në favor të respektimit të vullnetit të personave interseks karshi ndërhyrjeve gjenitale.

“Jam i lodhur nga krimet e vazhdueshme që bëhen tek foshnjet interseks të cilat kanë organe gjenitale të shëndetshme, por që duken ndryshe nga standarti i doktorëve. Gjenitalet e personave interseks nuk është se s'janë të shëndetshme, ato duken ndryshe nga gjenitalet femërore dhe mashkullore. Personat interseks duhet të kenë të drejtën për të vendosur nëse duan të ndërhyjnë mbi gjenitalet apo jo, ose kur të rriten mjaftueshëm për të vendosur për një kirurgji të tillë”.

Devore ka argumentuar se është kundër përdorimit të termit zhvillim i çrregullimeve seksuale, pasi më shumë se term shekncor dhe mjekësor, sjell stigmë rreth personave interseks. Në një deklaratë në nëntor 2015 Devore bëri apel për ti dhënë fund kirurgjive të panevojshme dhe njohjen e të drejtave të fëmijëve mbi integritetin fizik, duke pohuar se mjekësia vijon ti perceptojë si pacientë fëmijët dhe personat interseks.[5]

Edukimi dhe karriera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Psikolog klinik dhe terapist seksi, aktivist dhe edukator me mbi 30 vite eksperiencë në advokimin për personat interseks, Devore ka punuar në klinika kërkimore në shkollën mjekësore John Hopkins Hospital si dhe në programin Human Sexuality në UCLA. Ai ka punuar gjerësisht me të burgosur të cilët kanë kryer krime seksuale.[6]

Devore ka qenë edukator dhe zëdhënës në media për çështje interseks për 20 vite. Ai bëri një dalje në emisionin televiziv Oprah në 1984. Kjo konsiderohet si dalja e parë publike nga një person interseks që flet për identitetin dhe eksperiencat e tij. Ai ka debutuar në dokumentarë të ndryshëm për Discovery Channel(2000),[7] PBS, National Geographic Channel, British Broadcasting Corporation dhe filmin fitues me metrazh të shkurtër XXXY nga Universiteti Stanford.[8] Devore është intervistuar në dokumentarin e vitit 2012 me titull Intersexion. Në 2013 ai intervistohet nga revista Time ku bëri një apel për ti vendosur ultimatumën kirurgjive normalizuese në gjithë globin.[9]