Tis

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Tis, latinisht Taxus baccata L.,Sp.Sl. 1040 (1753)ështe shkurre ose dru deri në 15-20 m, me kurorë piramidore të gjerë. Degët të këmbyera në menyrë të çrregullt. Halat vizake, me majucë, përposh me dy rriptha gojëzash të blerta të zbehta, përsipër të blerta e të shndritshme , 10-30 x 2-3mm. Lulet mashkullore të përbera prej 6-14 luspash me 4-8 qeskëza pjalmore në faqen e poshtme. Lulja femër përbëhet nga një bosht i shkurtër i mbuluar me luspa , në majën e të cilit qëndron një vezëz e vetme. Fryti rrushk i rremë , me mish te kuqërremtë (aril). Farat 6-7 x 4-5 mm, me dy , rrallë me tri ose katër brinjëza për së gjati. [1]

Shperhapja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndeshet jo rrallë ne pyje me ah dhe me bredh si në Vermosh, Malësinë e Madhe, Bjeshkët Verilindore dhe Lindore , Mokër, Llogara etj.

Fenologjia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Periudha e lulëzimit përfshin muajt Mars- Prill ndërsa frutifikimi ështe në periudhën e Gusht- Shtator.


Përdorimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dru ose shkurre zbukuruese që merr forma të shumta me anë të prerjes ; druri shumë i ngjeshur merr shkëlqim të bukur dhe përdoret nga skulptorët; Druri, gjethet dhe farat janë helmuese.


Statusi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aktualisht është ne gjëndje të rrezikuar.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë. Flora e Shqipërisë.