Tituj mirënjohës në RPSSH
Titujt mirënjohës zyrtarë në ish-Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë i janë japur personave për të ariturat dhe kontributet e tyre në lëmi të ndryshme. Shpërdarja e titujve është bërë varrësisht nga lëmia dhe rëndësia e mirënjohje nga Enver Hoxha apo pjesëtarë tjerë shtetrorë.
Ndër titujt shtetrorë veçohen:
Hero i Popullit ishte titulli më i lartë në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe u jepej individëve, rretheve, qyteteve, fshatrave, njësive, reparteve e nënreparteve ushtarake, organizatave shoqërore, që “me vepra heroizmi i kanë bërë shërbime të mëdha Atdheut dhe popullit”.
Heronjtë punës socialiste ishte titulli më i lartë në fushën e ndërtimit të socializmit dhe jepej për përfundime të jashtëzakonshme, të arritura në sektorin e ekonomisë, të shkencës, kulturës, artit, të revolucionit tekniko-shkencor”.
Një urdhër për atdhedashuri
Urdhri dhe medalja “Për veprimtari patriotike”, u jepej njerëzve që “janë dalluar për atdhedashuri”.
Një titull për “Nënat heroina”
Titulli “Nënë heroinë“ u jepej nënave “që kanë lindur, rritur dhe edukuar 8 fëmijë e lart me frymën e patriotizmit socialist, me dashurinë për punën, me ndjenjën për të vënë interesin e përgjithshëm mbi atë vetjak, janë aktiviste dhe kanë arritje të mira në punë”.
Një medalje për ata që luftonin diversantët
Urdhri dhe medalja Ylli i Kuq, jepej për “luftë kundër armiqve të popullit në kohë paqeje, për ruajtjen e punës paqësore të popullit nga spiunët dhe diversantët, si edhe për vepra trimërie e për plotësimin e detyrave”
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |