Tiziano Crudeli
Tiziano Crudeli (sq: Ticiano Krudeli) (lindur më 24 qershor 1940) në Forli, Itali është një prezantues televiziv dhe gazetar sportiv.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Crudeli ka lindur në Forli. Deri në moshën 30 vjeçare punoi si perfaqesues shitjesh por hoqi dorë për të punuar si sekretar i komitetit rajonal të Milanos të Federatës Italiane të Tenisit, duke u zhvendosur kështu si sekretar shtypi.
Në gazetari, Crudeli u bë redaktor e revistës italiane tenistike "Tennis Lombard", përpara se të behej pjesë e televizionit duke punuar në kanalet e transmetimit TVCI dhe TV Globo.
Pas kësaj, ai u largua nga tenisi kur ju dha mundësia të komentonte ndeshjet e futbollit për një stacion radjoje, duke komentuar ndeshjen e parë në 1987 me Milanin që mposhti Peskarën 2–0.
Puna me shkrim në gazeta pasoi më pas, përpara se ai të behej më i famshëm për debated e nxehta me tifozin e Interit Elio Corno në emisionin 7 Gold në Diretta Stadio, prezantuar nga Giovanna Martini.
Ai e përdori këtë si një mundësi për të punuar në televizione të tjera, ku më kryesorja ishte vetë kanali zyrtar i Milanit, Milan Channel, ku ai vazhdimisht shkruan rreshta për të përjavshmen Sprint & Sport Lombardia. Crudeli është një tifoz i devotshëm i Milanit ku gjithashtu punon si zyrtar shtypi.
Për shkak të stilit të tij unik, pasionant dhe entuziast të të komentuarit, Crudeli u bë një personazh deri diku i famshëm në Itali, dhe ka që nga viti 2011 që është figura kryesore e fushatës reklamuese të televizionit anglez Ladbrokes.[2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Tiziano Crudeli" (në anglisht). Imdb.com. Marrë më 23 tetor 2018.
- ^ Ollie Irish (20 janar 2010). "Tiziano Crudeli Is The Greatest Football Commentator In The World" [Tiziano Crudeli është komentatori më i madh sportiv në botë] (në anglisht). Whoateallthepies.tv. Arkivuar nga origjinali më 16 tetor 2018. Marrë më 23 tetor 2018.