Jump to content

Tokarianët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tokarianët
Familja mbretërore tokariane e qytet-shtetit në oaz të Kuçës (Mbreti, mbretëresha dhe princesha), Shpella 17, Shpellat Kizil. Rreth 500 e.s, Muzeu Hermitage
Rajone me popullsi të konsiderueshme
Baseni i Tarimit në mijëvjeçarin e parë pas Krishtit (Xinjiang i sotshëm)
Gjuhët
Gjuhët tokariane
Fetë
Budizmi dhe të tjerë

Tokarianët ose Toçarianët ishin folësit e gjuhëve tokariane, gjuhë indo-europiane të njohura prej 7,600 dokumenteve nga 400 e.s deri në 1200 e.s, të gjetura në skajet veriore të Basenit të Tarimit (sot Sinkiang, Kinë). Emri "tokarianë" iu dha këtyre gjuhëve në fillimin e shekullit të XX nga studiuesit të cilët i identifikuan folësit e tyre me njerëzit të njohur në burimet e Greqisë së Lashtë si Tókharoi , të cilët banonin në Baktria nga shekulli i 2-të p.e.s. Ky identifikim tashmë konsiderohet i gabuar por emri "Tokarianë" mbijeton si më i përdoruri. Endonimi i tyre mbetet i panjohur megjithëse ato mund ta kenë quajtur veten Agni, Kuči ose Krorän ose Agniya dhe Kuchiya nga tekstet sanskrite.

Komunitetet bujqësore u shfaqën për herë të parë në oazet e Tarimit verior rreth vitit 2000 para Krishtit. Disa studiues i kanë lidhur këto komunitete me kulturën Afanasievo të gjetur më herët (rreth 3500–2500 pes) në Siberi, në veri të kulturës BMAC të Tarimit ose të Azisë Qendrore. Mumiet më të hershme të Tarimit datojnë nga shek. 1800 para Krishtit, por është e paqartë nëse ata janë të lidhur me Tokarianët e dy mijëvjeçarëve më vonë.

Nga shekulli II para Krishtit, këto vendbanime ishin zhvilluar në qytet-shtete, të lënë në hije nga popujt nomadë në veri dhe perandoritë kineze në lindje. Këto qytete, më i madhi prej të cilëve ishte Kuça, shërbenin gjithashtu si stacione kalimi në degën e Rrugës së Mëndafshit që kalonte përgjatë skajit verior të shkretëtirës së Taklamakanit .Për disa shekuj, pellgu Tarim u sundua nga Xiongnu, dinastia Han, Perandoria Tibetiane dhe dinastia Tang . Nga shekulli XVIII pas Krishtit, Ujgurët - folës të një gjuhe turke - u vendosën në rajon dhe themeluan Mbretërinë e Qoços që sundonte pellgun e Tarimit. Popujt e qytet-shteteve Tarimit u përzien me ujgurët, gjuha e vjetër ujgure e të cilëve u përhap në rajon. Gjuhët tokariane besohet se janë zhdukur gjatë shekullit të 9-të.


Shtrirja e përafërt e zonave centum (blu) dhe satem (e kuqe). Tokarianishtja lidhet me gjuhët proto-evropiane perëndimore. [1]
  1. ^ Kovalev 2011.