Tom Hardy

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tom Hardy
U lind në (1977-09-15) 15 shtator 1977 (46 vjeç)
KombësiaAnglez
TitulliTom Hardy në premierën e filmit Inception, 2010

Edward Thomas "Tom" Hardy (i lindur më 15 shtator 1977) është aktor anglez. Disa nga filmat më të shquar në të cilët ai ka marrur pjesë janë Star Trek: Nemesis, RocknRolla, Bronson, Warrior, Tinker Tailor Soldier Spy, This Means War, The Dark Knight Rises, dhe Inception, nëpërmjet të cilit Hardy fitoi çmimin BAFTA Rising Star Award.

Rolet e tij në seriale televizive përfshijnë The Virgin Queen, Wuthering Heights, Stuart: A Life Backwards, me rolin e së cilës ai u nominua për BAFTA for Best Actor, dhe The Take. Në vitin 2012, Hardy u paraqit në rolin e Bane në filmin The Dark Knight Rises, dhe në rolin e Forrest Bondurant në filmin Lawless. Në vitin 2014 ai do të aktrojë Max Rockatansky në filmin Mad Max: Fury Road. Hardy gjithashtu ka nënshkruar kontratë me kompaninë e video lojërave Ubisoft për të aktruar Sam Fisher në filmin e adaptuar të serisë së video lojërave Tom Clancy's Splinter Cell.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]