Touria Chaoui
Touria Chaoui (Arabisht: ثريا الشاوي, 14 dhjetor 1936, Fes, Marok 1 mars 1956) [1] ishte pilotja e parë marokene arabe.[1]
Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Chaoui u lind më 14 dhjetor 1936,nga një babai maroken, një drejtor teatri i quajtur Abdelwahed Chaoui dhe nga një nënë marokene, Zina. [2] Ajo ishte një nga dy fëmijët, vëllai i saj Salah Chaoui është një artist i njohur që banon në Vichy të Francës. Në vitin 1948, familja e Touria u shpërngul nga Fez, Maroko në Casablanca për të filluar një jetë të re. [3]
Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Babai i Touria e regjistroi atë në një shkollë të aviacionit të bazuar në Tit Mellil, Marok në vitin 1950. [4] Shkolla e aviacionit u rezervua për forcat franceze që okuponin Marokun dhe pak mundësi u ishte prezantuar marokeneve vendas, sidomos grave. Regjistrimi i saj u kontestua nga shkolla dhe shumë u bënë për ta penguar atë nga pjesëmarrja në programin e aviacionit. Pasi që nuk kishte legjislacion që e pengonte atë të regjistrohej, shkolla e pranoi aplikimin e saj me shpresën se së shpejti do të heqë dorë. [5]
Përkundër kësaj, pas një viti studimesh të përkushtuara, Touria mori licencën e saj të aviacionit në moshën e re 15 vjeçare.
Vdekja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Touria Chaoui u vra më 1 mars 1956 në moshën 19 vjeç ndërsa filloi të fluturonte me aeroplanin e saj privat. Vrasësit nuk u identifikuan. [6]
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ a b "Touria Chaoui - Morocco - Women Of Aviation's History". Women Of Aviation's History. 2015-07-25. Marrë më 2016-12-08.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "The Amazing Aviatrix of Wartime Casablanca". Narratively. 2015-02-16. Marrë më 2016-12-08.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ http://narrative.ly/the-amazing-aviatrix-of-wartime-casablanca/
- ^ http://narrative.ly/the-amazing-aviatrix-of-wartime-casablanca/
- ^ http://narrative.ly/the-amazing-aviatrix-of-wartime-casablanca/
- ^ Bihmidine, Omar (2014-02-10). "Was the First Moroccan, Arab Woman Pilot Murdered by France?". Morocco World News. Marrë më 2016-12-08.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)