Trafikimi i qenieve njerëzore
Trafikimi i qenieve njerëzore është tregtia e njerëzve me qëllim të punës së detyruar, skllavërisë seksuale ose shfrytëzimit seksual tregtar.[1]
Trafikimi i qenieve njerëzore mund të ndodhë brenda një vendi ose jashtë vendit. Ai dallon nga kontrabanda e njerëzve, e cila karakterizohet nga lejimi (pëlqimi) i personit që kontrabandohet.
Trafikimi i qenieve njerëzore dënohet si shkelje e të drejtave të njeriut nga konventat ndërkombëtare, por mbrojtja ligjore ndryshon në nivel botëror. Kjo praktikë ka miliona viktima në mbarë botën.[2][3]
Prevalenca
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ka shumë vlerësime të ndryshme për numrin e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore.
Sipas studiuesit Kevin Bales, autor i Disposable People (2004), vlerëson se deri në 27 milionë njerëz janë në "skllavërinë moderne" në të gjithë globin.[4][5] Në vitin 2008, Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson se 2 milionë fëmijë shfrytëzohen nga tregtia tregtare globale e seksit.[6] Në të njëjtin vit, një studim klasifikoi 12.3 milionë individë në mbarë botën si "punëtorë të detyruar ose viktima të trafikimit seksual". Përafërsisht 1.39 milionë nga këta individë punonin si skllevër seksi tregtar, ku gratë dhe vajzat përbënin 98% (1.36 milionëve).[7]
- ^ "UNODC on human trafficking and migrant smuggling". United Nations Office on Drugs and Crime. 2011. Marrë më 22 mars 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Trafficking Institute website, Breaking Down Global Estimates of Human Trafficking: Human Trafficking Awareness Month 2022’, article by Emma Ecker dated January 12, 2022
- ^ US Government State Department website, About Human Trafficking, article dated 2022
- ^ Bales, Kevin. Disposable People : New Slavery In The Global Economy / Kevin Bales. n.p.: Berkeley, Calif. : University of California Press, c2004., 2004.
- ^ "Top 10 Facts About Modern Slavery". Free the Slaves. Arkivuar nga origjinali më 21 qershor 2010. Marrë më 8 dhjetor 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ U.S. Department of State, Trafficking in Persons Report, 8th ed. (Washington, DC: U.S. Department of State, 2008), 7.
- ^ Smith, Heather M. "Sex trafficking: trends, challenges, and the limitations of international law." Human rights review 12.3 (2011): 271–286.