Traktori

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
New Holland traktori

Traktori makinë motorike e konstruktuar për tërheqje për shtyrje dhe për të mbajtur pajisje ose vegla të përbëra bujqësore të ndërrueshme të cilat traktori i vë në lëvizje për të kryer një punë të caktuar kryesisht bujqësore.

Pajisjet e ndërrueshme që i shtohen traktorit janë plugu për lëvrimin e tokës, lesat, disqet, frezat, pompa për ujitje, pajisja për kositje, pajisje për grumbullimin, shtypjen dhe paketimin e barit, i shtohet karroca për transportim e shumë pajisje tjera.

Disa nga prodhuesit më të njohur të traktorëve janë : Fendt, John Deere, Steyer, NewHolland, Zetor, Massey Ferguson, IMT, Case, Belarus, Ursus etj.

Karakteristika kryesore e traktorit është FUQIA e shprehur ne kuaj-fuqi (HP).

Traktorët se pari ndahen ne baze te fuqisë te cilën ata zoterojnë.

Traktorët nen 14 HP (kuaj-fuqi) quhen minitraktor.

Ne baze te elementit lëvizës janë me Rrota ose Zinxhire.

Traktorët me rrota janë : 2 rrota aktive ose 4 rrota aktive (ose me dy diferenciale).

Pjesët kryesore te traktorit janë : Motorri, Freksjoni, Kutia e shpejtësisë (ose shkurt: Kambjo), Diferencjali qe me gjithë rrotat e pasme.

përben : Urën e pasme, Ura e pare qe është dhe ura drejtuese e traktorit. Kabina, sistemi hidraulik, sistemi elektrik, sistemi i pasem ngritës dhe lidhës.

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Tractor