Tcp protokolli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Tcp protokolliTransmission Control Protocol është protokolli i kontrollit të transmisionit, një protokoll kryesor i një koleksioni të protokolleve të internetit. Origjinën e ka në zbatimin e rrjetit fillestar në të cilin ky protokoll e plotësoi Internet Protokollin (IP). Kështu, I tërë koleksioni njihet si TCP/IP. TCP siguron dërgim të sigurt, të rënditur si dhe kontroll të gabimeve të stream të oktetave mes aplikacioneve të ekzekutuara në host që janë duke komunikuar në një rrjetë IP. TCP ëshë protokolli kryesor në të cilin mbështeten aplikacionet e Internetit si WWW, email, transferimi I fajllave etj. Aplikacionet të cilat nuk kërkojnë transferim të sigurtë të të dhënave mund të përdorin UDP (User Datagram Protocol), I cili siguron komunikim pa lidhje, i cili zvogëlon vonesën e transerimve ne vend të sigurimit të sigurisë.

TCP=TeCePe është për transmetimin e të dhënave nga një aplikacion në internet. TCP është përgjegjëse për përgatitjen e të dhënave brenda paketave të IP para se të dërgohen, dhe për gatitjen e paketave kur të arrijnë.

Histori[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Maj 1974 Instituti i Inxhenierave të Inxhinerisë Elektronike dhe Elektrike Institute of Electrical and Electronic Engineers (IEEE), publikuan një dokument të quajtur “Protokolli për komunikimin e paketave të rrjetës”[1]. Autorët e dokumentit, Vint Cerf dhe Bob Kahn, kanë përshkruar një protokoll të Internetworkit për shpërndarje të burimeve duke përdorur packet-switching në mes të nyjeve. Një komponente kryesore e kontrollit të këtij modeli ka qenë Transmission Control Program që permbante të dyja linqet connection-oriented dhe datagram serviset në mes të hosteve. Transmission Control Program më vonë u nda në një arkitekurë modulare qe përmban Transmission Control Protocol tek shtresa connection-oriented dhe Intrenet Protocol tek shtresa e internetroking. Model I bë I njohur si TCP/Ip protokolli.

Funksioni në Rrjetë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Protokolli i kontrollit të transmisionit siguron një servisë të komunikimit në një nivel ndërmjetësues në mes të një aplikacioni dhe të internet protokollit. Ky protokoll siguron lidhje host-to-host në shtresën e Transportit( Transport Layer) të modelit të internetit. Në shtresën e transportit, protokolli i mbanë të gjitha duarshtrëngimet(handshaking) dhe detajet e transmisionit dhe prezanton një abstraksion të lidhjes së rrjetit me aplikacionin.Në shtresat më të ulëta, përshkak të mbingarkimit të rrjetës, të balancimit të ngarksës së trafikut, ose sjellje tjera të papritura të rrjetës, IP paketat mund të humbasin, dyfishohen, ose të pranohen në rënditje të gabuar.Tcp I detekton këto probleme, kërkon ritransmision të të dhënave të humbura,i rirënditë të dhenat e rënditura gabimisht, e poashtu ndihmon në zvogëlimin e mbingarikimit të rrjetës në mënyrë që të zvogëloj shfaqjen e problemeve tjera.Nëse e dhëna nuk dërgohet, burimit I asaj të dhëne lajmërohet për këtë dështim në transimision. E nëse TCP pranuesi pranon të gjithë sekuencën e okteteve të transmetuara, ai I dërgon këto të dhëna të aplikacioni marrës.Tcp garanton që e dhëna nuk do të ndryshojë në asnjë bitë gjatë transmetimit, në rënditje të saktë.Derisa transferimi I paketave në shumë rrjeta nuk është i sigurtë,një teknikë e njohur si njohja(aknoëlegment) pozitiv më transmision përdoret për të garantuar sigurinë në trasferimin e paketave.[2]

Struktura e TCP segmentit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një Tcp Segment përmban një header (koke) segment dhe një data seksion.TCP header-I permban 10 fusha të detyrueshme dhe 1 fushë opsionale.Data seksioni është pas header-it. Gjatësia e data seksionit të të dhënave nuk është e specifikuar në segmentin e header-it.[2]

TCP segmenti

Operacioni I Protokollit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Operacionet e TCP protokollit janë të ndara në tri faza. Lidhjet duhet të vendosen në mënyrë të duhur në një proces të shtrëngimit të duarve shumë hapësh para hyrjes në fazën e transferimit të të dhënave.Pasi transferimi i të dhënave të përfundojë, lidhja perfundimtare mbyll qarkun e krijuar dhe liron të gjitha burimet e alokuara.[2]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Vinton G. Cerf, Robert E. Kahn, (May 1974). "A Protocol for Packet Network Intercommunication" (PDF). IEEE Transactions on Communications 22 Arkivuar 4 mars 2016 tek Wayback Machine  
  2. ^ a b c "Computer Networking A Top-Down Aproach 6th edition.pdf". Arkivuar nga origjinali më 5 korrik 2015. Marrë më 9 qershor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)