Jump to content

Trashegimia e Danarave Triologji nga Eli Lapaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Një medalion i vjetër, një pakt magjie, një trashëgimi e lashtë….

Diora Danara, kthehet në fshatin e lindjes për ti dhënë lamtumirën e fundit gjysh Adonit. E ngelur krejt e vetme, në shoqërinë e kujtimeve dhe historive të çuditshme që përndjekin të shkuarën e familjes së saj, ajo vendos ti bëjë vizitë altarit të familjes. Një pllakë e zezë në një guvë sekrete, si një mirazh nga e kaluara.

Nga ai moment, fillon aventura që do e hedhi Diorën në një botë krejt të huaj, ku ajo do të zbulojë të vërteta tronditëse lidhur me emrin e familjes dhe të parët e saj. Një udhëtim, përgjatë të cilit, ajo do të njohi miqësi, dashuri, tradhëti, magji gjaku, frone mbretërore…..

A do ta gjejë Diora, vendin që i takon në këtë botë të panjohur? Botë, në të cilën magjia është e lidhur në mënyrë të pazgjidhëshme me jetët dhe fatet e njerëzve të saj. Botë, magjia e të cilës po zhduket dhe ka nevojë për Diorën që të mbijetojë.

Kush eshte Eli Lapaj:

Eli Lapaj u lind dhe u rrit në Vlorë, Shqipëri, ku nga një moshë e herëshme zbuloi një pasion të thelle për të lexuar dhe shkruajtur poezi dhe histori të shkurtëra. Pasioni për të zbuluar botë të reja nëpërmjet librave e ndoqi përgjatë studimeve për Infermieri, zhvendosjes në Itali, martesës dhe rritjen e tre djemëve të saj. Për vite me radhe, dëshironte të shkruante sërisht historitë e saj, dhe në 2020, gjatë izolimit, më në fund pati mundësinë të shkruante librin e saj të parë, “Medalionët e Gjakut”. Historia dukej sikur po shkruante veten dhe shumë shpejt Eli e kuptoi që universi që kishte krijuar ishte shumë i pasur për një libër të vetëm, dhe kështu lindi Triologjia e Trashëgimisë së Danarave.

Lidhjet e jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Website i librit Arkivuar 11 tetor 2022 tek Wayback Machine[1]

  1. ^ Lapaj, Eli (2022). Medalionet e Gjakut. Albania: Univers. fq. 403. ISBN 9789928355225.