Jump to content

Trekëndëshi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Trekëndshi)
Trekëndëshi.

Trëkëndëshi është një shumëkëndësh me tre tehe dhe tre kulme. Ai është njëra nga figurat themelore në gjeometri: Formohet me bashkimin e tre pikave të cilat nuk shtrihen në një drejtëzë me vija të drejta. Pikat quhen kulme të trekëndëshit ndërsa pjesa e drejtëzës (vijës së drejtë) që ndodhet ndërmjet kulmeve quhet brinjë e trekëndëshit. Kulmet i shënojmë me A, B, dhe C ndërsa trekëndëshin me ABC. Pjesa e rrafshët e kufizuar me një trekëndësh quhet sipërfaqe trekëndëshe.Po ashtu trekendshi ka edhe elemente,te cilat ato jane:kulmet,brinjet dhe kendet etj.

Llojet e trekëndëshave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

. Trekëndëshat i klasifikojme ne dy grupe,ato jane:sipas brinjve dhe sipas kraheve. Te trekendeshat,sipas brinjve i ndajme ne:barabrinjes,barakrahesh dhe brinjendryshem. Ndersa sipas kraheve i ndajme:kendgjere,kendngushte dhe kenddrejte!

Klasifikimi sipas brinjëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Trekëndëshi barabrinjës, të gjitha brinjët i ka të barabarta poashtu edhe këndet e brendshme i ka të barabarta dhe secili prej tyre është nga 60°
  • Trekëndëshi barakrahës ose dybrinjëshëm, ka dy brinjë respektivisht kënde të barabarta.
  • Trekëndëshi brinjëndryshëm, të tre brinjët dhe këndet i ka të ndryshme

Trekëndëshi barabrinjës Trekëndëshi barakrahës Trekëndëshi brinjëndryshëm

Klasifikimi sipas këndeve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Trekëndëshi kënddrejtë ka një kënd të brendshëm prej 90°.
  • Trekëndësh këndgjërë ka një kënd më të madh se 90°.
  • Trekëndësh këndngushtë të tre këndet i ka më të vogla se 90°.

Trekëndëshi kënddrejt Trekëndëshi këndgjërë Trekëndëshi këndngushtë

Simetralja e brinjës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Qendra e rrethit të jashtashkruar

.

Simetralja e brinjës së trekëndëshit është drejtëza normale me brinjën e cila kalon nëpër mesin e saj. Është e njohur se të tre simetralet e brinjëve të trekëndëshit kalojnë nëpër një pikë dhe kjo pikë është qendra e rrethit të jashtashkruar. Diametri këtij rrethi gjindet sipas teoremës së sinusit.

Ortoqendra

Lartësi e trekëndëshit është drejtëza, që kalon nëpër një kulm të trekëndëshit dhe është normale me brinjën përball tij, të tre lartësitë trekëndëshit priten në një pikë e cila quhet ortoqendër.

Në një trekëndësh mund të hiqen tre lartësi.Ato priten në një pikë.

Pergjysmorja e këndit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Qendra e rrethit të brendashkruar

Pergjysmore e këndit të brendshëm të trekëndëshit është drejtëza e cila kalon nëpër kulmin e trekëndëshit dhe këndin e ndan në dy pjesë të barabarta. Tre pergjysmoret e këndeve po ashtu priten në një pikë e cila paraqet qendrën e rrethit të brendashkruar trekendeshit te dhene.

Qendra e rëndimit

Medianë ose vijë e rëndimit është drejtëza e cila kalon nëpër kulmin e trekëndëshit dhe mesin e brinjës përballë tij, vërtetohet se të gjitha medianat priten në një pikë e cila paraqet qendrën e rëndimit të trekëndëshit.