Tribuna (gazetë)
Appearance
Gazeta Tribuna është gazetë shqiptare që botohet në Greqi, nga firma R & D Publications, me pronësi krejtësisht shqiptare. Numri i parë qarkulloi më 19 shkurt 2004. Gazeta ka si target grup kryesor emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi. Gazeta qarkullon çdo të premte dhe shpërndahet në 2.500 pika në gjithë Greqinë; po ashtu ajo shpërndahet me një numër të kufizuar edhe në Shqipëri, në Tiranë dhe disa nga qytetet kryesore. TRIBUNA është një gazetë e pavarur, dhe shquhet për saktësinë, objektivitetin dhe paanshmërinë e saj, duke u shndrruar në një tribunë të vërtetë informimi, mendimi e debati, për çdo emigrantë shqiptar që punon e jeton në Greqi, por edhe më gjerë.