Tripikëshi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Një trepikësh, kufi i trefishtë, pikë e trefishtë, ose zonë trikufitare është një pikë gjeografike në të cilën takohen kufijtë e tre vendeve ose qenieve nënkombëtare. Ka 175 tripikësha ndërkombëtare që nga viti 2020. Gati gjysma janë të vendosura në lumenj, liqene ose dete. Në tokë të thatë, trepikëshat e saktë mund të shënjohen me shënues ose shtylla, dhe ndonjëherë nga monumente më të mëdhenj.