Truri i vogël

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Truri i vogël (me ngjyrë të kuqe)

Truri i vogël - Cerebellum është latin për "truri i vogël", edhe përmbajnë më shumë se 50 % prej krejt neuroneve në sistemin nervor qendror. Cerebellum është i përfshire me plote aspekte e kontrollin e motorikes në trup. [1][2][3]

Informacion[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Truri i vogël është i vendosur në pjesën zverkore të kafkës. Me dallim nga palca e kurrizit dhe ajo e zgjatur, masa e përhime në trurin e vogël është e vendosur në periferi, duke formuar cipën e tij, kurse masa e bardhë shtrihet në brendi dhe ka formë të drurit të degëzuar. Në sipërfaqen e vet cipa trunore ka një numër të madh të rrudhave me renditje paralele. Truri i vogël është qendër e drejtpeshimit, lëvizjes dhe koordinimit të punës së muskujve.

Truri i vogël është i ndarë në tri thela dy anësore që janë simetrike dhe quhen hemisfera dhe një thelë e mesme që ka një formë të krimbit. TRURI I VOGËL –lat. CEREBELLUM​ - Është i vendosur në pjesën e pasme të poshtme të Kafkës, nën Trurin e madh (lobin okcipital) dhe përpara ponsit (arrçit). Ka dy pjesë: të majtën dhe të djathtën si dhe​ - qendrat për lëvizjen e pjesëve të trupit dhe ekuilibrit. ​

Në anën barkore të tij duket masa nervore që quhet ura trunore. Nëpërmjet kësaj ure palca e zgjatur vazhdon në trurin e mesëm.

Për ta kuptuar më mirë rolin e trurit të vogël nëpërmjet operacionit i hiqet kjo pjesë trunore cilësdo kafshë dhe do të vërejmë se kafsha nuk i ka lëvizjet e koordinuara, muskujt i zbutën dhe i lodhen shpejt. Po kjo gjë shihet edhe te njerëzit, të cilëve, për shkaqe të ndryshme, iu është sëmur apo dëmtuar truri i vogël. Truri i vogël dominon apo drejton aktivitetin muskulor dhe ekuilibrin. I mbuluar gjithashtu nga lënda gri. Nga kjo shihet se truri i vogël është qendër për rregullimin e drejtpeshimit të trupit. Është vërtetuar se disa pjesë të cipes së trurit të vogël e inervojnë muskulaturën e caktuar të disa pjesëve të trupit.

Truri i vogël është i zhvilluar mirë sidomos tek gjitarët, dhe te shumë llojeve të peshqve. Ai është qendër e drejtpeshimit, lëvizjes dhe koordinimit të punës së muskujve. Tek ujë-tokësorët dhe zvarranikët është i zhvilluar pak.

Truri i vogël ose cerebellum është vendosur në gropë të pasme të kafkës, i ndarë tërësisht nga sipërfaqja e poshtme e trurit të madh të dupliktures dure mater cerberi. Para dhe pas është i ndarë nga pjesa e prapme e barkushe katërt të Arrçit (Pons), dhe te zgjerimi i cisternës te hapësirës subarachnoid kordonit të zgjatur ​​të barkushes së madhe ( cisterna magna ).

Në trurin e vogël dallojmë pjesën e zhvilluara (të vjetër) dhe të rinjtë. Masa gri (e përhimët) është e vendosur në sipërfaqen e lëvores së trurit korteksi cerebral dhe me subkortikal si bërthamë e trurit të vogël (bërthamë me kulmin - nucleus fastigji, bërthama sferike - nucleus globosus , bërthama plug – nucleus emboliformis dhe bërthamë dhëmbëzore - nucleus dentatus). Masa e bardhë është e vendosur në brendësi të trupit si medullare corpus modulare. Përbëhet prej një pjese teke qendrore e cila quhet vermis dhe prej dy hemisferave cerebelare. Me trungun cerebral është i lidhur me pedunkule cerebelare dhe atë me të sipërme (brachium conjuctivum), të mesmin (brachium pontis) dhe të ulëtin (corpus restiforme).

Funksioni ka tri pjesë : vestibulocerebelum (lidh trurin e vogël me sistemin vestibular), spinocerebelum që është thelbësore për ecje dhe mbajtje drejtimi dhe që transmeton impulse modeluese në bërthamë ruber dhe në koje apo lëvore cerebrocerebelum në korteksin e trurit të madh i dërgon informata në lidhje me veprimin e planifikuar nga ana motorike që ai i modulon.

Truri i vogël shërben për të ruajtur ekuilibrin dhe orientim në hapësirë​​, dhe drejton e kontrollon tonusin e muskujve. Truri i vogël lejon dhe mundëson lëvizjet e duhura, gjeste të buta dhe kuptimplotë.

Truri i vogël është i zhvilluar më së miri te gjitarët që i kanë aftësitë e jashtëzakonshme fizike (vrapuesit, notuesit , fluturuesit).

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Hodos, William (2009), "Evolution of Cerebellum", Encyclopedia of Neuroscience, Springer, fq. 1240–1243, doi:10.1007/978-3-540-29678-2_3124, ISBN 978-3-540-23735-8 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Wolf U, Rapoport MJ, Schweizer TA (2009). "Evaluating the affective component of the cerebellar cognitive affective syndrome". Journal of Neuropsychiatry and Clinical Neurosciences. 21 (3): 245–53. doi:10.1176/jnp.2009.21.3.245. PMID 19776302. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Fine EJ, Ionita CC, Lohr L (dhjetor 2002). "The history of the development of the cerebellar examination". Seminars in Neurology. 22 (4): 375–84. doi:10.1055/s-2002-36759. PMID 12539058. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)