Jump to content

Turizmi në Gjirokastër

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Turizmi ne Gjirokaster)
Skeda:Burimet-e-Ujit-te-Ftohte-ko.jpg
Uji i Ftohte

Burimet e Ujit te Ftohte

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky hidromonument gjendet ne te djathte te rrugës automobilistike kombëtare TepelenëGjirokastër, pak pas degëzimit te rrugës automobilistike për ne Përmet. Burimi del ne pjesën e sipërme te shpatit te majte te luginës se Drinosit ne kontaktin e shkëmbinjve gëlqerore me ata flishore. Ujerat e reshjeve atmosferike qe bien ne pjesën lindore te malësisë se Kurveleshit (Buza e Bredhit), nëpërmjet zgaverimeve e shpellave karstike, depërtojnë ne thellësi te shkëmbinjve gëlqerore dhe ushqejnë këtë burim. Shpati ku del burimi është i veshur me bimësi natyrore te dushkut dhe shkurreve. Ne afërsi te luginës, drurët e rrepeve janë mjaft te rritur. Zhurma e ujit, gjelbërimi, cicërimat e zogjve etj, prej kohesh, e kane kthyer këtë vend ne mjedis pushimi për udhëtare. Rreth 20 vjet me pare pranë rrugës janë ndërtuar mjedise te shërbimit social. Kjo pike turistike frekuentohet shume edhe nga banore te qyteteve Tepelenë, Përmet e Gjirokastër. Vizitohet me lehtësi pasi është pranë rrugës automobilistike Tepelenë–Gjirokastër. Ka vlera shkencore (hidrologjike, gjeomorfologjike), estetike e turistike.

Rrapi i Hormovës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Skeda:Rrapi i Hormoves.jpg
Rrapi i Hormovës

Ndodhet ne qender te fshatit Hormovë te rrethit te Tepelenes. Lartesia e tij eshte rreth 20 m, diametri i trungut rreth 1,2 m. Nën hijen e tij burrat e fshatit kënë diskutuar dhe marrë vendime të rëndësishme për të zgjidhur problemet e tyre. Ka vlera shkencore (biologjike), didaktike, historike e turistike me rendesi lokale. Mund te vizitohet sipas rruges automobilistike rurale : Tepelene–Hormovë.

Bokërrimat e Dangëllisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Skeda:Bokërrimat-e-Dangëllisë-kontent.jpg
Bokërrimat e Dangëllisë

Ndodhen midis fshatrave Frashër - Miçan dhe Gostënckë, në lartësinë 1000 m mbi nivelin e detit. Përbën një peizazh eroziv të formuar nga erozioni i fuqishëm në flish, i shkaktuar nga faktorë natyrorë dhe ndërhyrja pa kriter e njeriut në mjedis. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, pedologjike, biologjike), ekologjike, didaktike, edukuese. Vizitohet sipas rruges automobilistike Përmet – Frashër - Miçan dhe pastaj merret rruga këmbësore për tek monumenti.

Skeda:Gropa-e-Kazanit-kontent.jpg
Gropa e Kazanit

Ndodhet midis fshatrave Stërmbec - Kalash, 600 m mbi nivelin e detit. Përbën një cirk të madh akullnajor tëi formuar në gëlqerorët e kretës së sipërme. Ka një gjatësi prej 150 metra, dhe gjerësi deri në 70 m. Ka formën e një kolltuku gjigant me disa forma më të vogla karstike. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike), didaktike, ekologjike dhe kulturore. Vizitohet sipas rruges automobilistike Përmet – Stërmbec dhe pastaj merret rruga këmbësore për tek monumenti.

Uji i Zi Këlcyrë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Skeda:Uji i Zi Këlcyrë.jpg
Uji i Zi Këlcyrë

Ndodhet në afërsi të qytetit të Këlcyrës, në krahun e majtë të shtratit të lumit të Vjosës, në rrëzën veriore të malit Dhëmbelit, në lartësinë 160 m mbi nivelin e detit. Përbëjnë 8-10 burime karstike me prurje 400-500 l/s, që dalin në kontaktin litologjik midis gëlqerorëve të kretës së sipërme dhe flishit. Kanë ujë të pastër dhe të ftohtë. Krijojnë një mjedis shumë tërheqës. Kanë vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike), kulturore, didaktike dhe turistike.

Bredhi i Kokojkës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Skeda:Bredhi-i-Kokojkës-kontent.jpg
Bredhi-i-Kokojkës

Ndodhet në afërsi të fshatit homonim të rrethit të Përmetit, në afërsi të malit të Kokojkës të malësisë së Dangllisë. Përbën një pyll bredhi të lloit bredhi i Maqedonisë me lartësi mesatre 15 – 20 m, diametër të trungut rreth 20 – 30 cm dhe perimetër të tij rreth 80 – 100 cm. Krijijnë një ekosistem me biodiversitet të pasur dhe shumë tërheqës. Ka vlera biologjike, estetike, e turistike. Mund të vizitohen sipas rrugës automobilistike Përmet – Frashër – Kokojkës.

Skeda:Giri-i-atos-kontent.jpg
Guri i Atos

Ndodhet në afërsi të fshatit Kutal, në anën e majtë të lumit të Vjosës, 213 m mbi nivelin e detit. Përbën një gur me formë të veçant (rrumbulakët), i formuar në gëlqerorët e kretës së sipërme. Është e gjatë deri në 15 metra, i gjerë deri në 10 m dhe e lartë deri në 20 m. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike) didaktike, ekologjike dhe kulturore. Vizitohet sipas rruges automobilistike Përmet – Kutal dhe pastaj merret rruga këmbësore për tek Monumenti.