Jump to content

Udemy

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Udemy është një platformë mësimdhënie në internet që synon të rriturit profesionistë dhe studentët ,e zhvilluar në Maj 2010. Që nga Janari i vitit 2020, platforma ka më shumë se 50 milion studentë dhe 57,000 instruktorë që japin mësim në mbi 65 gjuhë. Ka pasur mbi 295 milion regjistrime për kurse. Studentët dhe instruktorët vijnë nga mbi 190 vënde dhe 2/3 e studentëve ndodhen jashtë SH.B.A.-së.Udemy ka gjithashtu mbi 5,000 klientë sipërmarrjesh dhe 80% e firmave të Fortune 100 përdorin Udemy për trajnimin e nënpunësve.

Studentët ndjekin kurse kryesisht si mjet për të përmirësuar aftësitë e lidhura me profesionin. [1] Disa kurse mundësojnë kredite drejt çertifikimeve teknike. Udemy ka bërë një përpjekje të veçantë për të tërhequr instruktorët e korporatave që të krijojnë kurse për punonjësit e kompanive të tyre. [2] Që nga viti 2020, ka më shumë se 150,000 kurse në faqen e tyre të internetit. [3]

Selia e Udemy është në San Francisco, CA me filiale në Denver, CO; Dublin, IR; Ankara, TR; Sao Paulo, BR; dhe Gurgaon, IN. [4]

  1. ^ Lomas, Natasha. Online Learning Marketplace Udemy Raises $32M To Scale Up Internationally. TechCrunch. May 8, 2014
  2. ^ Carr, David F. Udemy Comes To Corporate Training Information Week. April 16, 2013
  3. ^ Groden, Claire (22 qershor 2016). "Udemy's Exodus, Amazon's Gain". Inverse. Marrë më 25 shtator 2016. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ https://about.udemy.com/company/