Universiteti i Beratit
Universiteti i Beratit | |
---|---|
Themeluar: | 18 qershor 2009 |
Tipi: | Privat |
President: | Astrit Veliaj |
Rektor: | Pavli Kongo |
Studentë: | 4000 |
Faqja e internetit: | www.universitetiberatit.al |
Universiteti i Beratit është një institucion privat, i pavarur dhe laik i Arsimit të Lartë, i cili operon me tarifa shtetrëore. Liçensuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, Nr. 697 të datës 18.06.2009, ai hapi dyert në vitin akademik 2009- 2010, duke ofruar programe studimi në dy Fakultete: Fakultetin e Shkencave Shoqërore me Programet Mësimore në Shkenca Juridike, Shkenca Politiko-Administrative dhe Psikologji e Përgjithshme si edhe Fakultetin e Ekonomisë me Programet Mësimore në Financë-Bankë dhe Administrim-Biznes. Gjatë vitit të parë akademik, ndoqën studimet rreth 1000 studentë.
Një vit më vonë ky institucion ofroi diploma të reja universitare në programet e studimit: Mësuesi për Arsim Parashkollor, Mësuesi për Arsim Fillor, Gjuhë Angleze, Infermieri, Inxhinieri Kompjuterike dhe Teknologji Informacioni, duke e finalizuar kështu vitin akademik 2010-2011 me hapjen e dy fakulteteve të reja: Fakulteti i Shkencave Mjekësore dhe Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinierive.
Viti akademik 2010- 2011 e gjen Universitetin e Beratit me rreth 2600 studentë në ciklin e parë të studimit. Që në vitin e parë të krijimit të tij dhe në vazhdim, ky institucion vuri në qendër të jetës akademike promovimin e produktit intelektual dhe shkrirjen e mësimit me kërkimin shkencor. Nëpërmjet prezantimeve, hulumtimeve dhe shkëmbimit , Universiteti orienton dhe nxit identifikimin dhe zhvillimin e projekteve të cilat do të konsolidojnë edhe njëherë qëllimin e tij parësor, atë të zhvillimit shkencor dhe kërkimor drejt cilësisë më të mirë.