Përdoruesi:Elti Dibra
Xhetan Prençi (5 April 1920 – 16 July 2021)[1] was a one-century-old man from Muhurr, Albania, who lived in 3 systems of monarchy, dictatorship and democracy.
Xhetan Prençi [2] was born in the village of Muhurr in the Dibër region.
Jetoi mbi një shekull për të provuar tri kohët: monarkinë, komunizmin dhe demokracinë.
Ish-partizani i Brigadës së 18-tës dhe kryetari i pare i Kooperativës bujqësore Muhurr, Dibër.
Ai ishte simbol i urtësisë dhe i njeriut me shpirt sakrifice e humanizmi, që nderoi Muhurrin e gjithë Dibrën.
Ai mbahet mënd nga bashkëmoshatarët për një fëmijëri të mbarë dhe dëshirë për arsimim. Xhetani kishte mbaruar arsimin 5-vjeçar dhe kuptonte shumë mirë zhvillimet e kohës. Në vitin 1943, bëhet aktiv i lëvizjes Nacionalçlirimtare dhe në gusht 1944, bëhet pjesë e Brigadës së 18-Sulmuese, që u formua në Sllatinë, Dibër.
Xhetan Prençi ka luftuar me armë në dorë për 30 muaj nga gushti 1944 deri ne Janar 1947[3], kohë kur u shpërnda Brigada e 18-Sulmuese, ku ai bënte pjesë. Ai ka qenë në vijën e parë të frontit në betejat që Brigada e 18-Sulmuese ka zhvilluar në zonën e Prizrenit dhe Kosovës, deri në kufi me Serbinë.
Në vlerësim të kontributit të tij në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, më 1 nëntor 1951, Xhetan Zenel Prençi, është dekoruar me “Medaljen e Çlirimit”[4] nga presidenti i kohës Omer Nishani.
Pas vitit 1947, Xhetan Prençi ka punuar si teknik pyjesh dhe si drejtues i pushtetit popullor.
Në vitin 1967 deri ne vitin 1969, do t’i ngarkohej detyra e kryetarit të kooperativës bujqësore Muhurr dhe kështu do të ishte kryetari i parë i kooperativës, pas kolektivizimit të bujqësisë nga prona private në pronë kolektive.
Xhetan Prençi | |
---|---|
Skeda:100 -vjetori i lindjes | |
Emri i lindjes | Xhetan Prençi |
Pseudonimi/et | Babloku Albanian for "Manliness, unparalleled bravery and wisdom." |
Lindur më | 1920 Muhurr, Dibër, Albania |
Vdekur më | 16 July 2021 (aged 101) Peshkopi, Albania |
Fëmijët | (Hysen Elez Ndreu) Cen Elezi |
Në vitin 1969, Muhurrin e viziton ish kryeministri i kohës Mehmet Shehu dhe Xhetani , njeriu që do e priste bashkë me popullin e Muhurrit, në takim e sipër, i kërkoi ndihmë për hapjen e kanalit të madh që merrte ujin në “Gjurrën e Kumullës” në Rrasë të Bardhë afër lumit Murra dhe do të përshkonte gjithë Muhurrin, duke futur nën ujë e vaditje mbi 450 hektar tokë në Fush-Muhurr dhe Vajmdhej. Kështu ky kanal do të ndikonte në rritjen e prodhimit dhe kultivimin e disa kulturave bujqësore. Kjo vepër u realizua ,por Xhetani pas kësaj vijoi punen si teknik pyjesh .
Gjurmët e punës së tij janë në qindra ha pyje, deri në majën e Runjës, si dhe bregut të Drinit, nga Zalli i Sinës, Vajmdhej e deri në Katund të Ri, ku ai ideoi dhe drejtori punimet për shtimin dhe përmirësimin e tyre. Ai ishte njeri i punës dhe i aksionit, por dhe i mençurisë së rrallë dibrane dhe si i tillë do kujtohet brez pas brezi nga familja, miqtë e të afërmit, në Dibër, Tiranë e gjithë Shqipërinë.
1985 - del ne pension
References
- ^ "Ndahet nga jeta dibrani 101 vjeçar, XHETAN PRENÇI". Faqja Zyrtare Dibrane (në anglishte amerikane). 2021-07-17. Marrë më 2021-07-19.
- ^ migaaved. "Xhetan Prençi, burri shekullor i Muhurrit e i gjithë Dibrës – RRUGA E ARBERIT". Marrë më 2021-07-19.
- ^ [www.youtube.com/watch?v=lMHNW3DljSc www.youtube.com/watch?v=lMHNW3DljSc].
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh|title=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerën e|url=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ [sq.wikipedia.org/wiki/Medalja_e_çlirimit sq.wikipedia.org/wiki/Medalja_e_çlirimit].
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh|title=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerën e|url=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)