Václav Havel

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Vaclav Havel

Vaclav Havel lindi më 5 tetor 1936 dhe vdiq më 18 dhjetor 2011, në Pragë, ishte nje politikan çek.

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Vaclav Havel lindi në një familje një familje të pasur e cila ka qenë e lidhur me ngjarjet e viteve 1920 dhe 1940. Por kur komunistët morën pushtetin, ajo humbi gjithçka. Kjo ka qenë arsyeja që rgjimi komuunist nuk e ka lejuar të studijoj. Iu ndalua të kryente gjimnazin dhe ai mundi të bënte dicka për të ardhmen, të studionte në një shkollë nate, ndërsa ditën punonte si një teknik laboratori. Veprat, kritike kundër gardës së vjetër staliniste u ndaluan në vendlindje. Por ai vazhdoi të krijonte drama me një akt që shfaqeshin në shtëpi private. Vite më vonë ai themeloi “Kartën 77”, një levizje që aspironte ndryshime demokratike. Në këto momente, Havel u shndërrua në disidentin më të famshëm të Cekosllovakisë. Ky ka qenë shkaku i shkuarjes së tij në laboratorin kimik. Si i ri u dallua me dramat e tija të cilat u botuan dhe e afirmuan. Ka qenë pjesëmarrës aktiv i ngjarjeve të vitit 1968. Kjo ka qenë arsyeja që autoritetet e kan përcjellë dhe shpesh e kan keqtrajtu. Në burg ka qëndruar 4 vite.

Partia Komuniste po shpërbëhej dhe demokracia po zinte vend. Pas 18 ditë, protestash paqësore dhe grevash që u cilesuan “Revolucioni i Kadifejtë” qeveria komuniste u rrëzua.

Si kryetar i Forumit civil ka qenë njëri nga ata me të cilët komunistët u detyruan të bëjnë negociata. Në një ceremoni solemne në Katedralen Katolike në Pragë, në dhjetor të 1989, Havel mori detyrën e Kreut të Shtetit. I burgosuri politik që u bë President tha se pas kësaj, kurrë nuk ishte ndjerë më absurd. Nga viti 1989 deri 1992 ka qenë kryetari i nëntë i Çekisë. Nacionalistët sllovakë bënë gjithcka të mundur dhe arritën pavarësinë. Vendi i tij u nda në dy pjesë. Havel dha dorëheqjen si presidenti për t’u zgjedhur muaj më vonë, në janar të vitit 1993, Presidenti i parë i Republikës Ceke. Në fund të mandatit të tij të dytë në 2003, ai iu dedikua mbrojtjes së të drejtave të njeriut në të gjithë botën.

Do të kujtohet si një antikonfirmist, por asnjëherë një politikan i lindur. Njerëzit zgjodhën tek ai shkrimtarin, pa i hequr asnjë meritë e lëvdatë, për ndihmën që dha në rrëzimin e komunizmit, e që gjithcka ndodhi paqësisht, pa gjakderdhje.

Vdiq në moshën 75 vjeçare më 18 dhjetor 2011 pas një sëmundje të keqe. Havel do të mbahet mend si presidenti i fundit i Çekosllavakisë dhe i pari i Çekisë.

Pragë dhjetor 2011

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Вацлав Хавел – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale