Jump to content

Vaksinimi i fëmijëve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Newborn 1974

Vaksinimet mundësojnë eleminimin e shumë sëmundjeve infektive dhe nuk lejojnë që të përhapet efekti i tyre në organizmin tonë. Me anë të vaksinimit mund të ketë ndonjë rrezik anësor mirëpo nuk mund të jetë rreziku më i madh sesa i sëmundjeve që ka për synim të parandalojë. [1]

Përbërja e vaksinave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vaksina përbëhet prej mikroorganizmave që mund të jenë viruse ose baktere apo pjesë të tyre, që mund të jenë të vrarë ose te dobësuar. Vaksinat gjithashtu mund të kenë edhe sasi të vogla konservantëve dhe antibiotikëve, që disa madje kanë edhe kripëra alumini që ndihmojnë në prodhimin e përgjigjes imunitare. Qëllimi kryesor i vaksinës është që të prodhojë anti-trupa, pra të krijojë imunitet për të luftuar sëmundjet e ndryshme infektive. Nje nga vaksinat me te peedorura tani eshte vaksina e Covid-19 [2]

Sëmundjet që vaksinat luftojnë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ekzistojnë disa lloje të vaksinave që luftojnë sëmundjet e ndryshme si: tetanozit, difteritit, poliomelitit, hepatitit viral B dhe po ashtu vaksinat kundër morbilit (fruthit), parotiteve (shytave), rosolia, pertosse (kolles se bardhe) dhe infeksionit nga Haemophilus influenzae (HIB). Ekzistojnë edhe vaksina për parandalimin e disa sëmundjeve të fëmijëve, si dhe vaksina kundër gripit, pneumokokut, milingjitit C dhe lijës së pyllit. [3]

Llojet e vaksinimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ekzistojnë 15 lloje të vaksinave për fëmijë, ku ndër më të rëndësishmet janë:

  • Vaksina e BCG'së (vaksinë kundër tuberkulozit)
  • Vaksina e Hepatitit viral B
  • Vaksina e DTP-së
  • Vaksina e Polimielitit
  • Vaksina e MRP

BCG është vaksinë kundër tuberkulozit. Hynë në grupin e vaksinave të dobësuara dhe ka marrë emrin në bazë të njerëzve që e kanë zbuluar: B-Bacillus, C-Calmette, G-Guerin. Kjo vaksinë jepet tek fëmijët e posalindur, pra preferohet 3-7 ditë pas lindjes, por jo më gjatë se 1 vit. E njëjta vaksinë jepet edhe në moshën 7 vjeçare, 13 vjeçare dhe në raste të veçanta edhe në moshën 19 vjeçare. Efektet anësore të vaksinës BCG janë: nyje limfatike të fryera, skuqje në vendin e injektimit, ethe, dhimbje gjatë urinimit, dhimbje abdominale (barku), vjellje dhe vdekje ose sëmundje serioze. Personat që nuk duhet të marrin këtë vaksinë janë: personat me imunitet të dobësuar, personat me HIV-AIDS, personat që kanë transplantuar organe dhe gratë shtatëzëna. [4]

Vaksina e hepatitit viral B

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkaktohet prej virusit të hepatitit B, i cili gjendet në gjak dhe në lëngjet e trupit, siç janë sperma ose lëngu vaginal. Ky lloj i virusit përhapet në organizëm gjatë marëdhënieve seksuale pa masa mbrojtëse, gjatë kontaktit me gjak, gjatë transfuzioneve të gjakut ose shiringave të ageve josterile, gjatë kryerjes së tatuazheve në kushte josterile, prej nënës shtatëzënë tek bebja. 5-10% të njerëzve që kanë pasur Hepatit B, bëhen bartës të këtij virusi. Prej kësaj, bartës bëhen edhe 90% e fëmijëve të porsalindur nga nënat që kanë Hepatit B. Njerëzit të cilët e kanë kaluar hepatitin B nuk mund të dhurojnë gjak. Ndalimi i hepatitit B është nëse vaksionohemi me vaksinën e hepatitit B dhe të përmisojmë kushtet higjienike. [5]

Vaksina e DTP-së

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo pra, është vaksinë tritipëshe, e përbërë nga toksinat e difterisë, tetanusit dhe nga bakteriet e vdekura të bordotella pertusis.. Efektet anësore të marrjes së kësaj vaksine: temperaturë, përgjumësi, vjellje, anoreksi, të qara të vazhdueshme për 3 orë, të dridhura të pavullnetshme të fëmijëve me ose pa temperaturë. Kundërindikacione: Encefalopatia postvaksinale, shoku anafilaktik. [6]

Vaksina e polimielitit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Puna në parandalimin e poliomielitit ishte vonuar shumë si pasojë e konceptimit të gabuar të natyrës së sëmundjes njerëzor bazuar në mungesën e eksperimenteve tek sëmundjet e majmunëve," përcjellë Albert Sabin. Vaksina kundër poliomielitit, ndryshe quhet 'SALK' ose 'IPV' përmban viruse të poliomielitit të vrarë (të çaktivizuar) dhe jepet me injeksion nënlëkurorë. Me vaksinim fillojmë pas 3 muajve, ku gjatë rritjes jepet së paku 6 javë ose 42 ditë në mes të çdo doze. Jepen 2 pika nga vaksina me dextrozë me lugë sterile. Rivaksinimi bëhet kur fëmija mbush 20 muaj, 7 vjet dhe 14 vjet. Simptomat e këtij virusi janë: lodhja, temperatura, dhimbja e kokës, qafës, gjymtyrëve. Shtyrja e këtij vaksinimi bëhet kur: fëmija ka sëmundje akute me ethe. Ndërsa nuk duhet vaksionuar nëse fëmija ka pasur ndonjëherë alergji ndaj substancave që përbëhet vaksina e poliomielitit. Efekti anësorë i marrjes së kësaj vaksine është se në disa raste mund të shkaktojë alergji. [7] [8]

Vaksina e MRP-së

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është vaksinë që përbëhet nga viruset e gjalla të morbilit, rubeolës dhe parotitit. Jepet kryesisht tek fëmijët 12 muajsh me një dozë prej 0.5ml dhe çdoherë jepet mbi bërrylin e majtë. Kjo vaksinë mund të gjindet në vetëm 1 përbërës, monovaksinë, 2 përbërës (fryth+rubeole) dhe në formën e tre-vaksinës (fruth+parotit+rubeole). [9]

Rëndësia e vaksinimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Efektet pozitive të këtyre vaksinave janë: pengohet rreziku nga sëmundjet, pengohet vdekshmëria nga sëmundjet, pengohet invaliditeti dhe pasojat e tjera, pengohet dukuria e epidemive nga sëmundjet ngjitëse. Vaksinat nuk duhet marrë nëse: fëmija ka sëmundje akute me temperaturë të lartë (që zgjat 5-7 ditë), fëmija është duket marrë kortizon me dozë të lartë (ilaç që vepron në sistemin imunitar), fëmija ka pasur problem në vaksiminin e mëparshëm, është i prekur nga sëmundjet nervore, apo ka alergji ndaj antibiotikëve, siç janë: strepotomicina dhe neomicina. [10] [11]

Vaksinimi i fëmijëve në trojet shqiptare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kosova ka përfshirë 95% të popullatës në imunizim. Fëmijët në Kosovë vaksionohen dhjetë herë që nga mosha 0-18 vjeçare. [12] Në Kosovë 79% e fëmijëve në moshën 24-35 muaj janë të vaksinuar plotësisht. Mirëpo, mbulimi i imunizimit mbetet shumë më i ulët në mesin e komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane, ku më pak se 1/3 e fëmijëve 24-35 muajsh janë plotësisht të imunizuar (30%) (MICS 2014). [13]

Kalendari I vaksinimit Rivaksinimi
Mosha Vaksina Aplikimi Mosha Vaksinimi Aplikimi
Menjëherë pas lindjes BCG I.d 12-18 muaj DTP I.m
HB I.m Polio Per os
2 muaj OTB-HB-Hib I.m 6-7 vjec DT I.m
3 muaj OTB-HB-Hib I.m Polio Per os
4 muaj OTB-HB-Hib I.m MMR
2 muaj Polio Per os 12-13 vjec dT I.m
3 muaj Polio Per os Polio Per os
4 muaj Polio Per os 18 vjec dT I.m
12-18 muaj MMR

Në Shqipëri mbulesa vaksionale është mbi 95% dhe në dozat e para arrin mbi dhe 98%. Moshat e vaksionimit janë 0-15 vjeç. [14]

Sëmundja Mosha në muaj Mosha në vite
Në lindje 2 4 6 10 12 2 5 6 14 18 - 19
Tuberkulozi BCG
Hepatiti viral B HepB
Difterit, tetanozi, pertusis, hepatiti viral B, infeksionet nga hemofili, influenza tipi B DTP-HepB-Hib DTP-HepB-Hib DTP-HepB-Hib
Poliomielet OPV OPV OPV OPV
Infeksione nga pneumokuku PCV PCV PCV
Difteri, Tetanoz, Pretusis DTP
Fruth, Rubeol, Pretusis FRP FRP
Difteri, Tetanoz DT
Difteri, Tetanoz Td Td
  1. ^ http://www.ulss12.ve.it/docs/file/pubbl_utenti/Vaccini%20ALBANESE.pdf
  2. ^ https://rinstinkt.wordpress.com/tag/perberja-e-vaksinave/
  3. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 7 mars 2018. Marrë më 29 tetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  4. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2018. Marrë më 29 tetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  5. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 28 maj 2015. Marrë më 29 tetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  6. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 24 gusht 2015. Marrë më 29 tetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  7. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 9 tetor 2016. Marrë më 29 tetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  8. ^ http://www.ulss12.ve.it/docs/file/pubbl_utenti/Vaccini%20ALBANESE.pdf
  9. ^ http://www.ulss12.ve.it/docs/file/pubbl_utenti/Vaccini%20ALBANESE.pdf
  10. ^ http://www.pediatria.it/home/home.asp
  11. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2017. Marrë më 29 tetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  12. ^ http://www.qkmf-pr.org/sq/njesia-e-vaksinimit-me-imunizim
  13. ^ http://mesazhi.com/vaksinimi-femijeve-ne-kosove-nga-te-miret-ne-bote/
  14. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2020. Marrë më 29 tetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)