Jump to content

Valentina Shehu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Valentina Shehu është pedagoge pranë Departamentit të Matematikës në Fakultetitn e Shkencave të Natyrës. Ajo është studiuese e autore e shumë librave e teksteve shkollore.

Aktiviteti profesional

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me mbarimin e studimeve universitare në Departamentin e Matematikës në 1984, ajo filloi të punoje si pedagoge duke dhënë mësim në lëndë të ndryshme si: Analizë Matematike, Analizë Komplekse, Topologji dhe Integrim, Hyrje në Sistemet Dinamike.

Në 1997, Valentina Shehu u doktorua në Shkencën e Matematikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Ndërsa, në 2016 ajo mori titullin “Profesor i Asociuar”. Ka kontribuar në patenta shpikjeje në sajë të kërkimeve shkencore brenda dhe jashtë vendit. [1]

  1. ^ "UT, departamenti i matematikes". Arkivuar nga origjinali më 31 korrik 2021. Marrë më 5 prill 2021.