Vallja dibrane
Vallja Dibrane eshte nje valle qe karakterizohet nga nje ritem i ngadalt, vallja Dibrane ka prejardhjen qe nga lashtesia Shqipare gjithashu vallja kercehet kryesisht ne Dasma dhe ne festa.
Disa valle te tjera te Shqiperise jane:
Vallja Kuksjane
Vallja e Shotes
Një ndër vallet më të njohura në Kosovë. Fjala "shotë" përdoret me përkëdheli për vajzat e reja, të shkathëta e të pashme. Vallja luhet në disa variante : dy gra a vajza, një grua e një burrë (ose edhe dy çifte), dy burra etj. Është valle lirike. Luhet në të gjitha tubimet festive dhe më shume gjate festimit të dasmës. Shoqërohet me forma të ndryshme vokale-instrumentale.
Vallja e Devollices
Eshte valle burrash shumë e vjetër e zonës së Devollit. Nga shekulli i 19 vjen edhe e kënduar, e interpretuar me fyell, tambura dhe dajre. Më pas, në vitet 1900 futet edhe klarineta. Vallja luhet vetëm nga burrat me kostumet kombëtare të zonës, fustanella, kallca, këpucë më xhufka, çepkenë dhe qeleshe. Vallja vjen në trajtën e një ballade, fillon ngadalë shtruar, mbështetur fort, duke pasqyruar jetën, sakrificat, mbijetesën, luftën dhe në fund atmosferën dinamike festive të fitores. Me ritmin, figurat, lëvizjet dhe muzikën, ajo na sjell një koreografi komplekse të harmonizuar në mënyrë organike. Megjithse konsiderohet e vështirë në interpretim, ajo luhet në të gjithë zonën e Devollit dhe nga të gjithë brezat, nga fëmijët deri tek të moshuarit. Regjistrimet e para në pllaka gramafoni jane realizuar në vitet 1925-1930 në studiot diskografike italiane dhe franceze. Vallja Devolliçe ka qënë gjithmonë momenti kulmor i gjithë festave familjare, dasmave, festave publike si dhe në situata festive të luftës dhe fitores. Ajo ka përfaqësuar kulturën e lashtë të Devollit në të gjitha ngjarjet e mëdha kulturore kombëtare si festat, festivalet kombëtare etj, ku ka marrë vlerësime maksimale. Në gusht 1957 në Festivalin Ndërkombëtar të folklorit në Moskë, midis 135 vendeve, grupi i Valles Devolliçe fitoi Çmimin II. Vallja Devolliçe është nga thesaret më të mëdha folklorike të vendit, një nga më të bukurat valle shqiptare.
Vallja e Burrave
Shoqërohen vetëm me kënge polifonike dhe përgjithësesisht emrat i marrin sipas vargut të parë të këngës. Nga përmbajtja bëjnë pjese në vallet epike të trimërisë. Patosi epik që i karakterizon shprehet përmes strukturash karakteristike të kërcimit dhe interpretimit. Kërcimi më origjinal i këtyre valleve është në dy grupe, në dy gjysmërrathë që komunikojnë në forme dialogu. Mbizotëron trehapëshi popullor i dyzuar. Kërcimi lidhet kryesisht me valltarin e parë, përçorin e valles (në fakt ata janë dy). Ai përgjithësisht e nis kërcimin shtruar, me një forcë të brendshme, pas lëvizjeve të para burrërore vjen përplasja e herëpashershme e këmbeve nga toka, uljet gjysme të thella mbi njërën ose mbi të dyja këmbët, rrotullimet e vrullshme, përkuljet e trupit, etj. Gjerdani i valltareve që shoqëron me iso luhet me hapë të thjeshte por të rende, në përshtatje me karakterin e valles.
Vallja Çamiko
Valle burrash e krahinës së Çamërisë. Ka fuqi të madhe emocionale dhe vlera estetike, arsye kjo që ka tërhequr vëmendjen e studiuesve si te vendit ashtu edhe të huaj, të cilët kanë folur për përhapjen e saj edhe tek greke. Njihen disa variante që praktikohen edhe në zona të tjera të Shqipërisë së Jugut, me emërtime, kompozicion koreografik dhe shoqërim vokal-instrumental të ndryshëm. Më e popullarizuara luhet si “Vallja e Isuf Arrapit” dhe “Vallja e Osman Takes”. Këto emra, gojëdhëna popullore i lidh me figura kapedanësh të Ali Pashe Tepelenës. Janë valle epike. Edhe kur kërcehet dyshe ose në grup, rolin kryesor e luan valltari i parë. Një nder figurat e trupit te tij më origjinale është kjo : bën ecje të lehte, ngrihet mbi njërën këmbe, rrotullohet dhe në këtë moment e përkul trupin hark prapa, duke prekur me koke dyshemenë ose token, ndërkohe valltaret e tjerë kalojnë mbi trupin e tij.
Vallja Dardhare
Valle grash me prejardhje nga fshati Dardhe i Korçës.Për origjinalitetin, pasurinë dhe interpretimin është bërë e njohur në mbarë vendin.Gratë valltare e luajnë në formacion gjysmërrethi, të kapura për duarsh zinxhir, duke u zhvendosur në varg nga e djathta.Shoqërohet me kënge. Një variant ka emërtimin e vargut të parë të tekstit : “25 gërsheta” (sipas traditës gratë në Dardhë i mbanin flokët e gjatë dhe i zinin gërsheta). Valltarët kërcejnë dhe njëkohësisht këndojnë, njëra ia thotë këngës, një e dytë ia pret, ndërsa të tjerat në grup mbajnë zë. Zakonisht ajo që heq vallen luan edhe rolin e marrëses së këngës, njëkohësisht “heq këmbën dhe këngën”.
etj.
Per me shum informacion: Vallet shqiptare