Jump to content

Vallja e Shotës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vallja e Shotës është një ndër vallet më të njohura në Kosovë. Është valle lirike. Fjala "Shotë" përdoret me përkëdheli tek vajzat e reja, të shkathta e të pashme. Vallja luhet në disa variante: dy vajza dhe dy djem bëhen çifte. Luhet në të gjitha tubimet festive dhe më shumë gjatë dasmave. Vallja e Shotës është një nga vallet me të bukura popullore shqiptare që luhet kryesisht në Kosovë por është e njohur dhe në të gjitha trojet shqiptare. Emrin e ka marrë nga Shote Galica [një luftetare e dalluar nga Kosova e cila luftoi për unifikimin e trojeve shqiptare gjithashtu është deklaruar si "HEROINA E POPULLIT TE SHQIPËRISË". Kjo valle luhet në variante të ndryshme: dy vajza ose gra, dy djem ose burra, nje burrë e një grua, etj. Vallja e Shotës luhet nga të gjithë shqiptarët zakonisht nëpër dasma, festivale popullore dhe raste tjera.