Valsi i lumturisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Valsi i lumturisë roman, Autori: Ylljet Aliçka. Botuesi: Toena. Faqet e librit 208.

Një roman, ndoshta më i pjekur se "Rrëfenjat me ndërkombëtarë", ku autori në vazhdimësinë e stilit të tij, ironik, të ndjeshëm e sarkastik, në dukje neutral e i paanshëm, rrëfen një histori, ku gjashtë personazhe kryejnë një akt kurajoz, donkishotesk dhe heroik në të njëjtën kohë, për t’ju nënshtruar më pas pashmangshmërisë së fatit të hidhur gri, ashtu si vetë horizonti i izolimit politik e atij njerëzor. Në këtë roman të ri autori duket se nuk krijon, thjesht tregon një histori, pasi vetë realiteti i ngjarjes ia kalon çdo lloj krijimtarie. Aliçka tregon për gjëra të tmerrshme në mënyrë të thjeshtë e të natyrshme. Duket që autori i druhet marrjes së një pozicionimi, duke u përpjekur të rrijë jashtë loje. Ai furnizon lëndë pa dhënë asnjë opinion apo leksion morali. Ligësia njerëzore, dinjiteti, ngrohtësia njerëzore, poshtërsia, nënshtrimi apo zotërimi, sipas autorit, shprehen më mirë nëpërmjet elementëve në pamje të paanshëm e butësisht.